Fitore e pastër 3-0 përballë Salernitanës dhe vetëm dy pikë larg Juventusit. Bologna vazhdon të konfirmohet si surpriza më e bukur e këtij sezoni në Serie A.
Skuadra e Thiago Mottës triumfoi pastër përballë ekipit të vendit të fundit, duke siguruar tri pikë të tjera drejt objektivit Champions League.
Riccardo Orsolini (50 gola në Serie A) dhe Alexis Saelemaekers shënuan dy eurogola në pjesën e parë, teksa në fundin e takimit pati festë edhe për Charalampos Lykogiannis.