Të dyshuar për veprimtari kriminale/ SPAK sekuestron pasuritë e disa personave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vijim të veprimeve proceduriale në lidhje me procedimin pasuror Nr.14, të vitit 2023, në kuadër të të cilit me vendimin Nr. 27, datë 09.10.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka sekuestruar disa pasuri të personave të dyshuar, si të përfshirë në veprimtari kriminale të trafikimit të narkotikëve, ka vijuar me veprimet hetimore, në lidhje me evidentimin dhe gjurmimin e pasurive të dyshuara me burim të paligjshëm.

Në kuadër të veprimeve hetimore e proceduriale, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bazuar në Ligjin Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, (i ndryshuar), me vendimin Nr. 13, datë 17.03.2024, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, duke vendosur masën provizore të sekuestros të pasurive si më poshtë:

1. Pasurisë së llojit “Njësi Tregtare”, me sipërfaqe 237 m2, në pronësi të shtetases M.Th., e ndodhur në Tiranë, me çmim shitje 321 120 Euro (sipas kontratës së porosisë së datës 18.02.2008);

2.Pasurisë së llojit “Apartament”, me sipërfaqe 74 m2, në pronësi të shtetases M.Th., e ndodhur në Tiranë, me çmim shitje 42 200 Euro;

3.Pasurisë së llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 77, 2 m2 në pronësi të shtetases M.Th., e ndodhur në Tiranë, me çmim shitje 40 000 Euro;

4.Automjetit BMW X3 3.0D, në pronësi të shtetasit N.Ç.;

5.Automjetit furgon i markës Mercedes Benz, Tipi 639, Modeli Vito 109 CDI, në pronësi të subjektit N.Ç.;

Lexo edhe :  Sa dëmshpërblehet në Shqipëri i arrestuari që shpallet i pafajshëm?

6.Shuma monetare në total prej 4 576 585 Lekë, në llogaritë bankare të shtetasit N.Ç;

7.Shuma monetare në total prej 57 219 Euro, përkatësisht në llogarinë bankare të shtetasit N.Ç. dhe e sekuestruar CASH shtetasit G.Ç;

8.Subjektin “X…….” sh.p.k., me administrator dhe ortak të vetëm shtetasin G.Gj, të gjitha asetet e tij, si pasuri të paluajtshme, pasuri të luajtshme, llogari bankare etj, duke përfshirë dhe pasuritë e luajtshme, automjetet si më poshtë vijon:
– Volkswagen Golf, prodhim i vitit 2015;
-B.M.W., prodhim i vitit 2011;
-Volkswagen, prodhim i vitit 2006;
-Audi, prodhim i vitit 2007;
-B.M.W., prodhim i vitit 2004;
-Fiat “Doblo”, prodhim i vitit 2014;
-Mercedez Benz, prodhim i vitit 2010;
-Daimler Chrysler, prodhim i vitit 2007;
-Volkswagen Golf, prodhim vitit 2009;
-Volkswagen Golf Tdi, prodhim i vitit 2016

/O.S

Të fundit

‘Amerika nuk do ta durojë për një kohë të gjatë’/Zelensky i kundërpërgjigjet Trump

Volodymyr Zelensky ka theksuar rëndësinë e arritjes së një paqeje të vërtetë dhe të shpejtë, pas kritikave të Donald...

Aksident në Barcelonë/ Dy autobusë turistësh përplasen ‘kokë më kokë’, 50 të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Barcelonë, ku dy autobusë që po transportonin turistë janë përplasur me njëri-tjetrin, duke lënë rreth 50 persona...

Krimi elektoral?/ Kikia: SPAK të ndjekë paranë, besoj do shkojë te “strofulla”

Analisti Mentor Kikia, komentoi aktualitetin politik. Duke folur për Primaret në Partinë Demokratike, Kikia tha se primaret në PD janë një proces pozitiv për demokracinë....

Zbardhen emrat/ Berisha i jep Metës katër deputetë të sigurt

Marrëveshja e koalicionit mes Sali Berishës dhe Ilir Metës i ka siguruar këtij të fundit katër karrige të sigurta në Parlamentin e ardhshëm. Sipas dakordësisë...

Primaret në PD, Ngjela: Proces fars, Saliu ka halle më të mëdha

Teksa ka komentuar procesin e primareve në Partinë Demokratike, avokati Spartak Ngjela tha se pavarësisht se në parim është një hap pozitiv, në thelb...

Lajme të tjera

Web TV