Udhëtim në pranverë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

NGA ARTUR AJAZI

Kemi dëgjuar të flitet shumë nga oratorët e “Rithemelimit” për  një farë “Pranvera arabe edhe në Shqipëri” në fjalimet e tyre. Bëjnë paralelizma bajate, aq sa nuk ja vlen ti dëgjojmë tek flasin sikur Shqipëria të ishte nën diktaturë. Ata që pretendojnë se “33 vjet më parë përmbysën diktaturën dhe sollën demokracinë”, dhe që sot ne paskemi sërish “diktaturë të re”, u duhet thënë se “asokohe gjithçka e solli populli”. Pra, nuk solli demokraci  Partia Demokratike, dhe nuk përmbysi “diktaturën komuniste” kjo parti.

Kjo është aq e besueshme, aq sa duhet të mos harrojmë se, kryetari i saj për 25 vjet, ishte sekretar partie në kohën e Enver Hoxhës. Ta përligjësh “konvertimin” nga ish-komunist në demokrat, qenka e drejtë ?  Atëhere si ta kuptojmë faktin se, edhe pse ishte komunist u bë “demokrat”, kurse sot Edi Rama na qenkësh “komunist, enverist”, pa qenë asnjë ditë të vetme anetar etj..etj..

Por vitet kaluan, dhe dihet se si Partia Demokratike u drejtua, u formëzua, u privatizua, u rrënua, u katandis në pronë klanore, dhe hiç fare u modernizua. Kjo situatë ku ndodhet sot ajo parti, është pasojë e një periudhe skandaloze drejtimi, ku u kultivua veçse kulti i individit, aq sa edhe sot pas 33 vitesh, thonë se “pa Saliun PD mbaron”.

Kjo mendësi i takon partive marksiste-leniniste, partive komuniste afatgjata në pushtet. Kjo ka ndodhur edhe tek ne, pas Enver Hoxhës, kur njerëzit thonin se “tani na mori lumi”. Dhe “mësimet nga partia mëmë” i mbante mënd përmëndësh njeriu që pas 1992 u bë jo vetëm kryetar PD-je, por edhe president i vendit.

Drejtoi dhe menaxhoi me dorë të fortë jo vetëm partinë e tij, por edhe vendin, aq sa kaluam vite të tmerrshme si 1997, 1998, apo dhe më pas. Ashtu “rrakapjekthi” PD erdhi deri ditën e sotme, përmes peripecive, halleve dhe problemeve të lidershipit, duke diskutuar ekzistencën e saj politike.

Lexo edhe :  Revolucion Salikullist

Sot PD, drejtohet sërish nga Berisha, dhe nuk ka nevojë për komente të shumta. Nga ballkoni, ai ka nxjerrë në turin “pranveror” shpurën e tij, njerëz që i mori me marifete të ndryshme nga grupimi i Bardhit, dhe po i dergon në rrethe dhe zona të ndryshme të vendit, për ti “ngritur në protesta dhe mosbindje civile”.

Imagjino, në një kohë kur  vendi dhe shqiptarët kanë nevojë për qetësi, kthjellim mendor dhe fizik, kur njerëzit duan rritje pagash, rritje ekonomike dhe investime në qytetet dhe fshatrat e tyre, një parti politike, e ndarë në porcione-porcione, bën thirrje për anormalitet dhe kaos social. Duke dashur të manipulojnë opinionin publik, dhe duke mos u marrë me problemet e shumta që e kanë mbytur atë forcë politike, Rithemelimi ka harruar “leksionet” e marra në 5 humbjet  e fundit  zgjedhore.

Udhëtimi në pranverë nëpër qytetet e vendit, dhe premtimet e bujshme se “ne do jemi fituesit e zgjedhjeve në 2025” (kur nuk kanë asgjë të sigurtë brënda partisë tyre) janë dëshmia e duhur e një realiteti anakronik që ka mbërthyer në përgjithësi opozitën, dhe në veçanti Rithemelimin.

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV