Kapshticë, nuk lejohet kalimi me makina/ Qytetari: Edhe në këmbë me zor na lane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashtu siç u paralajmërua një ditë më parë nga policia e shtetit edhe pika e kalimit kufitar e Kapshticës mëngjesin e sotëm është bllokuar.

Të paktë kanë qenë ata që I janë drejtuar sot doganës së Kapshticës. Edhe ata që janë lejuar të kalojnë, janë lejuar pa bagazhe dhe pa makina. Ose ato që do të kenë emergjenca shëndetësore si në hyrje dhe në dalje. Ky urdhër do të jetë në zbatim deri në një njoftim te dytë.

“Na thanë nuk kaloni dot pa bagazhe. Tani ka ardhur urdhër i dytë pa një letër për fëmijën”  thotë një grua.

“Makinat nuk na i lanë. Edhe në këmbë bëmë llafe por më pas na lanë. Makinat i lamë matanë’ thotë një qytetarë tjetër për mikrofonin e Report Tv.

Ndërkohë lajmërimi një ditë më parë ka bërë që shumë shtetas të lëviznin drejt Greqisë ditën e djeshme. Sipas policisë gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kalimi kanë hyrë 2504 shtetas dhe kanë dalë 2335./e.t

Të fundit

Spanja miraton projektligjin, redukton orarët javore të punës

Qeveria spanjolle ka miratuar një projektligj për reduktimin e javës zyrtare të punës nga 40 në 37.5 orë, një...

“Giro d’Italia”, në Vlorë/ Policia publikon masat e ndërmarra, ja rrugët e bllokuara

Në kuadër të etapës së tretë dhe të fundit të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, që do të zhvillohet në Vlorë, më datë 11...

A mundet Inteligjenca Artificiale t’i përkthejë tingujt e kafshëve në fjalë?

Një kompani kineze e teknologjisë ka zbuluar se është duke eksploruar nëse është e mundur të përdoret AI për të përkthyer tingujt e kafshëve...

Koalicioni i partive të reja do të fitonte deri në 16 mandate, por ato u treguan egoiste

Partitë e reja kanë bërë një gabim taktik për zgjedhjet e 11 majit: janë treguar egoiste. Ato nuk u bashkuan në një subjekt të...

“Mbylleni këtë luftë të çmendur!” Trump humb durimin me Putin dhe Zelensky

Pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane në Kiev për një sulm ajror në ditët në vijim, Presidenti amerikan Donald Trump tha se udhëheqësit nga të...

Lajme të tjera

Web TV