Nis me debate Komisioni Hetimor për Shëndetësinë/ Vokshi: Po i bëni shantazh stafit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka nisur me debate mbledhja e dytë e komisionit hetimor parlamentar për koncesionet në shëndetësi, (sterilizimi dhe check up-i).

Debatet janë shkaktuar për shkak se mazhoranca i ka kërkuar kryetares së komisionit, Albana Vokshi që të raportojë çdo gjë tek sekretari i komisioni, Klevis Xhoxhi i PS-së, i cili u zgjodh me unanimitet në mbledhjen e kaluar.

Kjo kërkesë nuk është pranuar nga mazhoranca, ku Vokshi i ka kërkuar mazhorancës që të mos bëjnë shantazhe ndaj stafit, pasi Klevis Xhoxhi kishte mbajtur një mbledhje me stafin mbështetës për komisionin. Voskhi tha se këto janë shantazhe dhe presione ndaj stafit për të kontrolluar punën.

DEBATI

Albani Vokshi: Unë gjykoj kjo është e papranueshme. Ne bazë të urdhrit për emërimit e këshilltarëve dhe sekretarëve, i gjithë stafi duhet të jetë në mbështetje të kryetares së komisionit dhe deputetit. Tentativat për ta kontrolluar, penguar punën e këtij komisioni, po ua them që janë të papranueshme. Do doja që deputetët e PS të bënin një hap pas duke i ftuar që të bashkëpunojmë, të jemi në lartësinë e detyrës dhe pritshmërisë së detyrës për ata që na kanë votuar.

Klevis Xhoxhi: Bazohesh në thashetheme korridoresh. Ligji thotë që komisioni zgjedh një sekretar që drejton çështjet administrative. Takimi që është bërë me sekretarinë e komisionit ka pasur vetëm një axhendë për zbatimin e ligjit. Asnjë nga ato që ju thoni, më vjen keq që bëni akuza në bazë thashethemesh dhe hamendësimesh. Kthejeni komisionin në shinat e ligjit.

Ina Zhupa: Nuk mundet që sekretari me vullnetin ti thotë sekretarisë që s’mund të kalojë shkresa pa i parë ai, ndërkohë që janë kryetari dhe nënkryetari autoritetet më të larta. Legjitimiteti vjen edhe nga organi që të ka zgjedhur, jo të vendosni ju se çfarë dërgohet. Dielli shikohet që në mëngjes, tendenca juaj shikohet se kush di jetë gjatë mbarëvajtjes së komisionit.

Lexo edhe :  Aksident me vdekje, makina përplas kalimtaren që po kalonte trafik ndarësen

Plarent Ndreca: Tendenca e grupi tonë është zbatimi i ligjit, vetëm kaq. Sekretari është ai që drejton nga pikëpamja administrative gjithë proceset. Kom ka të bëjë që punonjësit e shërbimit duhet të informojnë sekretarin, madje edhe kryetarja udhët të informojë sekretarin.

Albana Vokshi: Mendoni se do monopolizoni. Nuk është kështu ligji, hajde ikim të gjithë ne edhe i bën sekretari. Ai nuk kontrollin, lini shantazhet ndaj stafit. E keni bërë me ligjin e ri që merret vendim në çdo hap. Merret vendimi këtu pastaj e menaxhon stafi pjesën shkresore. Po vini në presion stafin.

Plarent Ndreca: Nuk të merr leje ty sekretari se ca bën. Sekretari sipas ligjit drejton pjesën administrative.

Albana Vokshi: Nuk është supersekretar, është thjesht sekretar, të kryejë detyrat e sekretarit.

Petrit Vasili: Kemi ardhur të bëjmë mbledhje, apo të dorëzojmë komisionin në dorë të sekretarit. Nuk jemi komision sekretari, sekretari është në varësi të komisionit. Kush pyet për sekretarin, nëse ne miratojmë këtu. Lërini këto broçkulla. Ky është staf në mbështetje të deputetëve kaq. Këto janë komedi./O.S

Të fundit

E keni vënë re që çdo shtëpi ka një erë të veçantë? Ja pse ndodh

E keni vënë re që sapo hyni në shtëpinë e dikujt tjetër, ndjeni një aromë krejt të veçantë? Mund...

U nis duarbosh, por ja të gjitha investimet që Trump siguroi në Lindjen e Mesme

Donald Trump, ka përfunduar turneun e tij të parë presidencial në mandatin e tij të dytë si President i SHBA-së. Presidenti amerikan vizitoi Arabinë Saudite,...

Shqipëri-Francë,nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në energji dhe për turizmin në Korçë

Kryeministri Edi Rama mikpriti sot në zyrën e tij, presidentin e Francës Emmanuel Macron, në ditën e dytë të vizitës së tij në Tiranë,...

Finalja e ‘Eurovision’/ Sondazhi i Wiwiblogs e rendit të parën këngën ‘Zjerm’

Shkodra Elektronike, dyshja që përfaqëson Shqipërinë në Eurovision 2025, do të ngjitet këtë të shtunën në skenën e madhe të Bazelit në natën finale....

Kujdes nëse konsumoni këtë qumësht, në Itali tërhiqet nga tregu pas një rasti sëmundjeje

Supermarketet Basko kanë publikuar tërheqjen paraprake nga ASL të disa pakove me qumësht 100% gjysmë të skremuar Ligurian Piemonte nga projekti i tyre “Cilësia...

Lajme të tjera

Web TV