Pse po shtrenjtohet bulmeti? Ekspertët zbulojnë faktorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që prej nisjes së krizës së çmimeve, më të prekurat ishin produktet e shportës ushqimor. Por, në veçanti inflacioni sipas INSTAT ka goditur më së shumti çmimet e mishit dhe bulmetit.

Nënproduktet e qumështit për qytetarët është bërë tepër i shtrenjtë, ndërsa kilja në shifra zyrtare të djathit ka shkuar në 900 lek/kg. Sipas ekspertëve të sektorit ushqimor, kjo rritje po ndodh në kushtet kur çmimi i qumështit dhe lëndëve të tjera të para për fabrikat e përpunimit janë ulur.

“Patëm në periudhën dhjetor – janar uljen e qumështit tek të imëtat, kryesisht te dhitë dhe delet ku patëm dhe daljen e vetë fermerëve në rrugë, ndërsa tashmë janë njoftuar fermerët e blegtorisë për një ulje të çmimit të qumështit të lopës, kjo e katërta në një periudhë prill 2023 – mars 2024.

Kemi një rënie të çmimit të karburantit, kemi një rënie të theksuar në nivelin 1 me 1 të euros, ku blerja e produkteve të plastikës jashtë vendit është bërë më e lirë. Janë shumë faktorë që shkojnë në favor të industrisë së përpunimit të qumështit.

Është e pajustifikueshme që të ulësh çmimin e qumështit të fermerit, përkundrazi është dashakeqëse dhe vrastare që këtë fermer nuk e respekton apo mbështet”-shprehet Ervin Resuli.

Për të adresuar çekuilibrimin në tregun e bulmetit nevojitet një rregullator i ri sipas ekspertëve

“Tregu i bulmetit në Shqipëri është i skajshëm dhe i vështirë sepse nuk kemi operatorë rregullatorë shtetërorë të cilët e rregullojnë tregun apo operatorë me aksionerë fermerët të cilët nuk mendojnë si e si të fitojnë në makutërinë e tyre, por bëjnë llogari që edhe blegtori të jetë gjatë në treg dhe nga ana tjetër na garanton produkte cilësore dhe me çmim të pranueshëm.”

Lexo edhe :  Shqiptarët tremben nga bankat, kërkojnë borxh tek të afërmit

Autoriteti i Konkurrencës fundin e vitit të kaluar ka nisur hetim ndaj katër kompanive të përpunimit të qumështit për sjellje monopoliste në treg dhe fiksim çmimesh, por ende pa një verdikt./   S.M

Të fundit

Kreditë me probleme ranë sërish lehtë në mars, prekin minimum të ri për 17 vitet e fundit

Raporti i kredive me probleme pësoi një sërish një rënie të lehtë në muajin mars. Sipas statistikave nga Banka...

Rama inspekton punimet e reja në aeroportin “Nënë Tereza”: Ndër më të bukurit e Europës

Kryeministri Edi Rama ishte sot në aeroportin “Nënë Tereza”, i cili është më i madhi në rajon për numër pasagjerësh. Rama tha se aeroporti po...

“Zarfet e Greqisë mos bashkohen me të tjerat”, Topalli: Po bëhet manipulim masiv me votat

Drejtuesja politike e PD në diasporë, Jozefina Topalli, ka denoncuar sërish problematikën e votimit të shqiptarëve në Greqi për zgjedhjet e 11 majit. Ajo...

Zgjedhjet parlamentare/ “Blindohen” burgjet, mbi 3 mijë të dënuar me të drejtë vote

Policia e Burgjeve me mbështetjen e Policisë së Shtetit kanë ndërmarrë një sërë masash shtërnguese për burgjet dhe paraburgimet në vend lidhur me zgjedhjet...

Si ndikon dielli tek organizmi dhe pesha e trupit

Dielli mund të ketë të këqijat e veta kur njeriu ekspozohet në pikun e tij, e megjithatë ekspertët thonë se ai ofron shumë përfitime...

Lajme të tjera

Web TV