Horoskopi i ditës, 3 Prill 2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi

Stresi që keni përjetuar së fundmi, nuk do ju lërë të qetë as gjatë kësaj të mërkure, sidomos në vendin e punës. Megjithatë duhet të jeni të vendosur të bëni përgatitjet lidhur me projekte të rëndësishme.

Demi

Duhet të jeni të gatshëm për tu përballur me disa diskutime të shtyra prej kohësh në dashuri dhe në familje. Mundohuni që të mos përfshiheni në një sjelle me shumë polemika.

Binjakët

Kjo do të jetë një ditë e sukseseve të mëdha për çështjet e biznesit dhe takimeve të reja. Nëse do të shfaqni anën tuaj më komunikuese do të arrini të mbyllni marrëveshje të rëndësishme, në mënyrën më të kënaqshme të mundshme.

Gaforrja

Gjatë kësaj të mërkure do të keni nevojë për të bërë më shumë qartësi mendore, me synim konkretizimin e objektivave tuaja gjatë kësaj vere. Në dashuri do të jeni disi të pavendosur dhe kjo gjë do të shkaktojë tensione. Mbrëmja është ideale për ta kaluar me familjen.

Luani

Duhet të mundoheni të punoni më shumë me karakterin tuaj shpërthyes. Jeni gjithmonë të gatshëm për tu ballafaquar me kolegët tuaj, por shpesh kjo sjellje do të rezultojnë tepër autoritare dhe e dëmshme.

Virgjëresha

Kjo ditë do të jetë shumë e rëndësishme për nisjen e projekteve të reja dhe për thellimin e një bashkëpunimi të frytshëm për karrierën. E mërkura do të ofrojë mundësi shumë të mira për të gjetur dashurinë, ndaj duhet të jeni më shumë kurajoz.

Peshorja

Këshillohet që të mos bini pre e tundimeve, sidomos nëse në raportin në çift po jetoni një periudhë të tensionuar. Mundohuni që të jeni më të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë ndaj personit që dashuroni si dhe kërkoni një ballafaqim.

Lexo edhe :  Qyteti i shkatërruar nga sëmundja e veçantë, të gjithë janë kushërinj

Akrepi

Dikush do vijë që t’iu kërkojë falje për sjelljen që ka bërë ndaj jush kohëve të fundit. Për shkak të natyrës tuaj, prireni që të mbani mëri, por një lajm i papritur do ju bëjë që të ndryshoni mendim. Kjo ditë do të jetë mjaft e suksesshme në sferën profesionale.

Shigjetari

Mos u nxitoni në marrjen e vendimeve, për shkak se mund të pendoheni më vonë, sidomos lidhur me çështjet e zemrës. Një raport miqësor mund të transformohet në diçka më të thellë, por duhet të jeni të gatshëm që të limitoheni në krenarinë tuaj.

Bricjapi

Kjo e mërkurë ju fton që të jeni më të kujdesshëm dhe më të fokusuar në menaxhimin dhe organizimin e aktiviteteve tuaja të biznesit. Marrëveshje të reja janë shumë të mundshme për t’u realizuar, por vetëm nëse do jeni të gatshëm për kompromis.

Ujori

Do të jeni totalisht të përhumbur në punë dhe kjo gjë mund të sjellë tensione në familje ose në raportin në çift. Mundohuni që ti masni fjalët dhe të shmangni debatet e kota. Mbrëmja do të ofrojë mundësi të mira për t’u relaksuar.

Peshqit

Merrni gjithë kohën që iu duhet për të mbyllur të gjitha çështjet e lëna pezull, për shkak se tashmë do të ndiheni gati ti jepni një shtysë të rëndësishme karrierës suaj. Në dashuri do të jeni më shumë romantik, por në të njëjtën kohë edhe xheloz.

Të fundit

“Fëmijët duhet të trajtohen në spital”/ Mjekja: ISHP konfirmoi 5 raste me salmonelë

Mjekja mikrobiologë e njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në qytetin e Gramshit Dafina Shtylla në një intervistë me gazetarin...

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të dytin me ekipin italian, u...

“Moto Fest Shkodra 2025”, tri netë adrenalinë, muzikë dhe spektakël motorësh

“Moto Fest Shkodra 2025” ka dhuruar spektakël dhe adrenalinë në Shkodër për tre netë me radhë. Rreth 200 të pasionuar pas motorëve kanë zbarkuar në...

“11 maji, farsë politike”, Partia e Lirisë: Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli e cilësoi procesin zgjedhor të 11 majit, një farsë politike,...

Turi i 82-të çiklistik/ Policia publikon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

Turi i 82 çiklistik i Shqipërisë starton ditën e nesërme, i ndarë në 5 etapa. Në kuadër të këtij turi, policia ka bërë të ditur...

Lajme të tjera

Web TV