Ndodh edhe kjo, shtrati i hotelit ku fjeti Cristiano Ronaldo del në ankand

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtrati i hotelit që Cristiano Ronaldo përdori në Slloveni ndërsa ishte në ndeshjet ndërkombëtare do të dalë në ankand për bamirësi. Sulmuesi i Al Nassr ishte pjesë e skuadrës së Portugalisë që udhëtoi për në Ljubjanë për të luajtur një miqësore ndërkombëtare të cilën e humbën 2-0.

Sipas GOAL, krevati që Ronaldo përdori në Hotel Grand Plaza do të dalë në ankand me çmimin fillestar prej 5000 euro. Hoteli, së bashku me POPTV, nxorën një deklaratë duke njoftuar mundësinë që fansat të fitojnë këtë pjesë të rrallë të kujtimeve që i përkasin pesë herë fituesit të Topit të Artë.

Pavarësisht se çmimi fillestar është relativisht i ulët, pritet shumë që të ‘ngrihet në qiell’, ndërsa fansat e Ronaldos përpiqen të bëjnë të tyrin shtratin ku ai ka fjetur. Ka histori të mëparshme të kujtimeve të kapitenit portugez të dala në ankand, me tifozët që shpenzonin shuma të mëdha parash për to.

Ronaldo mbajti një profil shumë të ulët në Slloveni për miqësoren ndërkombëtare. Tifozët mbetën të zhgënjyer pasi nuk mundën ta shihnin superyllin jashtë fushës, kjo edhe për shkak të sigurisë së lartë./E.T

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV