Vdes njeriu me moshën më të vjetër në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juan Vicente Pérez Mora nga Venezuela, i cili në vitin 2022 u shpall si njeriu më i vjetër në botë, në Librin e Rekordeve Botërore Guinness, vdiq dje.

I moshuari ndërroi jetë në moshën 114-vjeçare, njoftuan sot autoritetet dhe familja e tij.

“Juan Vicente Pérez Mora ka kaluar në përjetësi në moshën 114-vjeçare. Ky njeri nga El Cobre i dha Venezuelës rekordin më jetëgjatë të dhënë nga Rekordet Botërore Guinness,” tha presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro në një postim në rrjetet sociale X.

Më 4 shkurt 2022, Juan Vicente Pérez Mora, atëherë 112 vjeç e 253 ditë, u njoh zyrtarisht si personi më i vjetër në planet, sipas faqes së internetit të Rekordeve Botërore Guinness. Babai i 11 fëmijëve, Juan Vicente Pérez Mora kishte në vitin 2022 41 nipër e mbesa, 18 stërnipër dhe 12 stërnipër./O.S

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV