Justin dhe Hailey Bieber drejt divorcit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht thashethemeve për një ndarje të mundshme mes  Justin dhe Hailey Bieber, marrëdhënia mes tyre duket se po shkon shumë mirë. Një person i afërt pranë çiftit e ka përgënjeshtruar lajmin për revistën “People”.

“Çifti po kalon shumë mirë. Nuk ka divorc, kjo nuk është e vërtetë. Ata janë shumë, shumë të lumtur”, thotë ky burim.

Si një nga çiftet më të famshëm në Hollywood, Justin dhe Hailey Bieber janë komentuar shpesh mbi marrëdhënien e tyre nga thashethemet për ndarje e deri te zënkat.

Megjithatë, këtë herë thashethemet për ndarje erdhën pasi babai i Hailey Bieber u kërkonte fansave të luteshin për çiftin duke bërë që shqetësimet të rriteshin.

Hailey është takuar për herë të parë me Justin në vitin 2009 kur ajo ishte 14 vjeç. Ata ndezën thashethemet për lidhje në vitin 2014, por nuk e konfirmuan publikisht romancën e tyre deri në vitin 2015.

U përfol për një ndarje, por u ribashkuan në 2018 dhe më pas u martuan po atë vit./O.S

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV