Momenti më i mirë për të ngrënë mëngjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyrtarisht, mëngjesi është shpallur si “vakti më i rëndësishëm i ditës”, por koha më e mirë se kur duhet konsumuar ende mbetet një mister. Një kërkim i thjeshtë në Google sigurisht që nuk ndihmon për të marrë pëgjigjen e duhur, edhe pse shumica e artikujve theksojnë se ora midis 7 dhe 8 të mëngjesit, apo ajo vetëm një orë pas zgjimit janë të duhurat për të shijuar këtë vakt.

Ka prova se ngrënia e një mëngjesi të ekuilibruar jep dozat e duhura të energjisë, përmirëson metabolizmin, rregullon nivelet e sheqerit në gjak, përmirëson humorin dhe përqëndrimin dhe mbi të gjitha redukton nepset e vogla gjatë ditës mes punës dhe angazhimeve të tjera. Me pak fjalë, mëngjesi është ai karburanti që i duhet trupit për të përballuar nevojat e ditës.

Sipas ish-atletes Rhian Stephenson, e cila është njëherësh edhe nutricioniste, duket se nuk ka një orar fiks për të ngrënë mëngjes.

“Por, një rregull i mirë është të lini të paktën 12 orë mes darkës tuaj dhe mëngjesit të ditës tjetër”, thotë ajo. “Pra, nëse keni mbaruar së ngrëni darkën në orën 19:30, duhet të prisni deri në orën 7:30 para se të hani mëngjes.”

Disa detaje shkencore

Ekziston një argument shkencor për kohën ideale të konsumit të mëngjesit. Ne të gjithë kemi një orë të integruar, e njohur si ritëm circadian, pra një cikël 24-orësh. Ne gjithashtu kemi triliona baktere në traktin tonë të tretjes (mikrobioma e zorrëve), të cilat gjithashtu ndjekin një ritëm cirkadian. Ashtu si qelizat e lëkurës dhe trupit tuaj, ato duhet të rigjenerohen kur ju flini, ndaj është e rëndësishme t’i lini kohë të mjaftueshme mikrobiomës për të pushuar dhe për t’u rigjeneruar.

Lexo edhe :  Ulet pragu i moshës së shqiptarëve që kanë probleme me zemrën

Rëndësia e asaj çfarë hani në mëngjes

Por, kjo nuk është e gjitha! Ajo që hani është po aq e rëndësishme sa kur e konsumoni këtë si vakt. “Të hani një mëngjes të pasur me proteina dhe fibra është çelësi i një shëndeti të mirë,” thotë Rhian. “Kjo do të ndihmojë në rregullimin e sheqerit në gjak, energjinë dhe modelet e të ngrënit gjatë gjithë ditës.”/O.S

Të fundit

Gjykata Kushtetuese jep udhëzimet: Çfarë pritet të ndodhë me Kuvendin e Kosovës

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovës ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare – e dalë...

Televizionet e mëdha në Shqipëri thellojnë dominimin, të voglat thellojnë humbjet

Tregu i medias audiovizive në Shqipëri shënoi një rritje të mëtejshme të shkallës së përqendrimit, me katër televizionet më të mëdha, Klan, Top Channel,...

Dhunuan barbarisht Shpat Kasapin, arrestohen tre persona

Shpat Kasapi është sulmuar fizikisht në orët e para të së shtunës, më 9 gusht. Policia ka dhënë detaje lidhur me rastin, duke bërë...

Në Zvicër, vendasit shkojnë në punë me not (VIDEO)

Ky lum zviceran është aq i pastër, sa vendasit e përdorin atë për të shkuar në punë. Në Zvicër, njerëzit kanë zbuluar një mënyrë të...

Njihuni me teknokratin e Kremlinit që zbaton agjendën e Putinit

Zëvendëskryetari i parë i administratës presidenciale të Rusisë, Sergei V. Kiriyenko, është kthyer gjatë tre viteve të fundit në inxhinierin kryesor të menaxhimit politik...

Lajme të tjera

Web TV