Qendrat e masazheve, ‘fole’ prostitucioni! Gazetarja: Ka edhe gra të martuara…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja Aida Topalli deklaroi në nje emision se në qendra masazhesh, ku në disa ofrohen edhe favore seksuale, punojnë edhe gra të martuara, bashkëshortët e të cilëve janë në dijeni.

Kjo deklaratë solli reagimin e pastorit Akil Pano, i cili u shpreh se nuk duhet krijuar një stereotipizim i ri në shoqëri.

Pjesë nga diskutimi:

Aida Topalli: Qendrat e masazheve janë vende ku presupozohet që bëhet masazh por në fakt jepen edhe favore të tjera seksuale dhe bëhen kryesisht nga vajza shqiptare.

Grupmosha nuk është e përcaktuar, mund të jenë vajza më të reja, 20-30 vjeç por mund të jenë 35 deri në 45 vjeç.

E kanë një lloj kriteri, por nga ajo që janë regjistruar në zyrat e policisë në sesionin e trafiqeve, rezulton se të ketë edhe gra, mes tyre edhe të martuara, ku bashkëshortët të jenë në dijeni të aktiviteteve të tyre.

Në deklaratat që japin në zyrat e policisë, thonë gjithmonë që e bëjnë për arsye ekonomike.

Pastori Akil Pano: Me dashje apo pa dashje po krijoni një stereotipizim të ri të burrit, babait, birit apo vëllait shqiptar.

Aida Topalli: Kemi nëna që marrin vajzat e tyre dhe punojnë në qendra masazhi.

Pastori Akil Pano: Flas si baba, bashkëshort dhe si bir. Nuk ka një shëiptar që është baba që të përtypë idenë që e bija e tij është prostitutë.

Aida Topalli: Në teori po, por unë flas nga çfarë kam konstatuar. Nevoja ekonomike i ka bërë njerëzit të bëjnë çfarëdo lloj gjëje.

Pastori Akil Pano: Jo të ndërtojmë një stereotipizim të ri që shoqëria ka ndryshuar dhe burrat pranojnë që bashkëshortet të prostituojnë në qendrat e masazhit dhe pastaj të shkojnë në shtëpi dhe t’u bëjnë mëngjesin burrave të tyre./O.S

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV