Momenti kur “shkundet” Statuja e Lirisë nga tërmeti që goditi New Jork-un

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

New Yorku përjetoi njërin prej tërmeteve më të fuqishme në 40 vjetët e fundit.

Qytetarët e tij janë mësuar me erërat e fuqishme, por jo me lëkundjet e tokës, edhe pse kjo e fundit nuk kishte magnitudë më të madhe se 4.8. Mjaftueshëm sa për të luhatur fort edhe simbolin ikonik të qytetit, Statujën e Lirisë, dridhjet e të cilës u regjistrua në kamera.

Eepiqendra e tërmetit ishte në shtetin e New Xhersit, rreth 72 kilometra nga qyteti i Nju Jorkut dhe 80 kilometra nga qyteti i Filadefias në veri. Lëkundjet u ndjenë deri në Baltimorë dhe në Boston. Pati raportime edhe për lëkundje pasuese që u përjetuan nga banorët si të forta. U njoftuan mbi dymbëdhjetë lëkundje pasuese gjatë orëve në vazhdim, madje sipas USGS-së, më i forti gjatë mbrëmjes së të premtes ishte i magnitudës 4.

Tërmetet janë më pak të zakonshme në bregun lindor të Amerikës, pasi kjo zonë nuk është në kufijtë e pllakave tektonike. Lëkundjet të kujtojnë tërmetin e 23 gushtit të vitit 2011 që tronditi dhjetëra miliona njerëz nga Xhorxhia në Kanada. Tërmeti i vitit 2011 me magnitudë 5.8 dhe epiqendër në Virxhinia është më i forti që ka goditur Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara që nga Lufta e Dytë Botërore./O.S

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV