Shqipëria destinacioni në rritje i Europës/ Revista kanadeze rendit bukuritë e natyrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bukuria e apleve shqiptare dhe qytetet që janë pjesë e Unescos janë vlerësuar si një destinacion shumë interesant për tu vizituar në Shqipëri.

Ka qenë revista kanadeze Toronto e cila i ka kushtuar vendit tonë një artikull të gjatë duke e cilësuar një vend turistik në ritje i Evropës.

Përtej jehonës për rivierën fantastike në jug të vendit ku mund të gjesh plazhe të mrekullueshëm media kanadeze thekson se mundësitë për të shijuar Shqipërinë janë të shumta.

Turistëve kanadez sugjerohet eksplorimi i alpeve si Thethi,Valbona  apo Bjeshkët e Nëmuna.

Eksplorimi i peizazhit natyror është i lehtë për t’u bërë, në një vend ku mundësohet udhëtimi njëditor, nga plazhet e bukura deri te majat malore të mbuluara me borë, diçka që mund ta përjetoni në fshatin turistik të Thethit.

Në këto zona vlerësohet mikpritja shqiptare dhe gatimet tradicionale që ofrohen në bujtinat e ngritura kryesisht nga banorë të zonës. Më pas vlerësohen edhe qytet historike Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s si  Beratit dhe Gjirokastra.

Ndërsa veçohet bukuria parkut arkeologjik ne Butrint., Shqipëria thekoshet ne shkrim duket e vendosur për të lënë pas të kaluarën e saj komuniste dhe promovuar veten si një destinacion ideal turistik rural, me më shumë për të ofruar sesa thjesht vijën bregdetare.

Megjithëse zona e quajtur Riviera Shqiptare ka tërhequr vëmendjen më të madhe të udhëtarëve vitet e fundit, një pjesë kyçe e strategjisë së turizmit të qëndrueshëm të qeverisë përfshin nxitjen e njerëzve për të eksploruar më tej peizazhin natyror të pacenuar të vendit./    S.M

Të fundit

Programi bërthamor/ Europa “gozhdon” Iranin: Afat deri në fund të verës për…

Ministrat e Jashtëm të Francës, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, si dhe Përfaqësuesin i Lartë i Politikës së Jashtme...

Hapësirat publike, lirohen 17 mijë m² në Tiranë, IMT: Ndërhyrje edhe brenda lagjeve

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë, me qëllim kthimin e trotuareve dhe ambienteve të përbashkëta në shërbim të qytetarëve. Deri më...

Eskortat në burg, habit gazetari: Shpesh janë dhurata nga miqtë

Gazetari i kronikës, Sokol Bregu, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar skandalin e fundit, atë të...

Roberto Saviano dhe sfida ndaj mafies, një leksioni i gjatë 17 vjeçar

Nga Leonard Veizi Fjala e lirë, padyshim, kushton më shumë se plumbi. E megjithatë, ka njerëz që zgjedhin të mos heshtin. Nuk bëjnë zhurmë për...

Rama: “Angela Merkel” do të hapë dyert për më shumë se 1300 nxënës në Kamëz

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të premte, 18 korrik, pamjet e shkollës së re 9-vjeçare “Angela Merkel” në Kamëz, e cila do të...

Lajme të tjera

Web TV