Ura të reja bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Spanjës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Epoka e re e turizmit në Shqipëri vijon të hapë rrugë të reja bashkëpunimi dhe partneriteti. Që prej datës 28 mars, linja e mirënjohur ajrore Iberia ka nisur operimin në Shqipëri duke lidhur direkt Tiranën me Madridin. Sot, ky partneritet u përshëndet nga një delegacion i lartë i turizmit spanjoll, që mbërriti sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Rritja e turizmit është duke hapur përherë e më shumë ura të reja bahkëpunimi mes shteteve dhe kompanive prestigjioze që tregojnë interes për vendin tone. Nisja e partneritetit mes Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe linjës më të madhe spanjolle, Iberia është parë si një arritje domethënëse edhe nga aspekti i marrëdhënieve strategjike me Spanjën.

Drejtori Operacional i Aeroportit, Piervittorio Farabbi, mirëpriti sot personalitetet e larta të turizmit, të cilët gjatë një konference për shtyp, përgëzuan këtë hap të rëndësishëm: ‘Aeroporti nderkombetar i Tiranes është kthyer tashmë në motorrin e zhvillimit të turizmit në Shqipëri. Fluturimi me Iberian, 3 herë në javë, është një mundësi e shkëlqyer për shkëmbimin kulturor dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik e social mes Shqipërisë dhe të Spanjës. Ardhja e Iberias nuk sjell vetëm turistë nga Spanja, por nga e gjithë bota, nëpërmjet Madridit si qendër lidhëse, sepse Iberia operon në shumicën e vendeve të botës’. – u shpreh Z. Farabbi.

 

‘Është kënaqësi të fluturoj në Tiranë direkt nga Madrid, me linjën Iberia. Ky zhvillim do të forcojë marrëdhënien Shqipëri – Spanjë në një aspekt strategjik, siç është turizmi. Jam i bindur se kjo linjë do të vazhdojë të ndikojë në rritjen e madhe të numrit të turistëve nga Spanja. Falenderoj, kompaninë Iberia, qeverinë spanjolle që ka mbështetur këtë proces, qeverinë shqiptare, autoritetetin e aviacionit civil, Aerportin Ndërkombëtar të Tiranës si edhe Kastrati Group. Gjithashtu, edhe Tour Espagna, Agjensinë Kombëtare për Promovimin e Turizmit në Spanjë. Faleminderit për këtë urë të rëndësishme mes Spanjës dhe Shqipërisë.’ – u shpreh Alvaro Renedo Zalba – Albasadori i Spanjës për Shqipërinë.

Lexo edhe :  Veliaj në qeli, reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Shkelje e të drejtave

Epoka e turizmit në Shqipëri është tashmë një fakt që përforcohet nga çdo partneritet i ri me kompani apo qeveri të vendeve të tjera. Nisja e operimit të Iberia në Shqipëri shikohet nga qeveria Spanjolle si një afirmim i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të turistëve në rritje mes vendeve.

Delegacioni spanjoll kryesohej nga Z. Felix de Paz Zalba, Kreu i Tour Espagna, Agjensia Kombëtare e Promovimit të Turizmit në Spanjë. ‘Me prezantimin e një linje të re do të thotë që diçka e madhe ndodh. Ardhja e Iberia në Shqipëri është domethënëse sepse është një prej linjave ajrore më të mëdha në botë. Ata vijnë pas një studimi të thelluar, për mundësitë e turizmit dhe elementë të tjerë që do sjellin sukses. Unë dhe qeveria spanjolle jemi shumë të lumtur që jemi tashmë në Tiranë, jemi të lumtur edhe që UNWTO ndodh në Shqipëri dhe shpresojmë që të prezantojmë një epokë të re mes marrëdhënieve Spanjë – Shqipëri, duke qenë se një prej partnerëve më të fortë turistik ka vendosur të jetë partnerë biznesi në turizëm. Fluturimi që erdhëm nga Madrid ishte plot dhe kjo tregon shumë që epoka e re e turizmit është tashmë një fakt.’

Në emër të qeverisë shqiptare, Drejtori i Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj falenderoi kompaninë Iberia si një lidhje e rëndësishme Europën. ‘Faleminderit Kontrollit Ajror dhe Aeroportit që i përgjigjen me infrastrukturë rritjes së turizmit në Shqipëri. Më shumë turistë do të thotë më shumë flutirime, me shume kapacitete, me shume vende te reja pune dhe sigurisht rritje ekonomike per vendin.’ – deklaroi Z. Et’hemaj./E.T

Të fundit

BE-ja do të dhurojë 2.3 miliardë euro për Ukrainën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi sot një paketë mbështetjeje prej 2.3 miliardë eurosh për Ukrainën,...

Aksident në vendin e punës në Shëngjin, punëtori përfundon te Trauma

Një punëtor është aksidentuar rëndë ditën e sotme në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, teksa ishte duke punuar në një kantier ndërtimi. Sipas...

Bashkia: Jo më monopatina dhe skutera në sheshet e Tiranës

Monopatinat dhe skuterat elektrike do të ndalohen të qarkullojnë në sheshet publike dhe pedonalet e Tiranës. Ky është propozimi që Aleanca e Grave Këshilltare Bashkiake...

Vjena është shpallur si utopia e qiramarrësve – ja pse

nga Justin Kadi Kur bëhet fjalë për shembuj model në debatin për strehimin, Vjena është shpesh një pikë referimi. Kryeqyteti austriak përmendet shpesh në narrativat...

Asllani drejt largimit nga Interi? Pengesë mbetet çmimi

Kristjan Asllani është gjithnjë e më pranë një largimi të mundshëm nga Interi, me klubin zikaltër që tashmë është i gatshëm të dëgjojë oferta...

Lajme të tjera

Web TV