Balluku inspekton tunelin e Llogarasë: Do të jetë gati më 30 qershor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi sot tunelin e Llogarasë, si dhe ndërtimin e rrugëve lidhëse të tij me akset kombëtare.

Balluku përgjatë inspektimit të korsive rrugore pas daljes nga tuneli, tha se punimet në këtë tunel kanë ecur mirë dhe se tuneli do të jetë gati më datën 30 qershor, para nisjes së sezonit turistik.

“Të dy tunelet i kemi në vëmendje dhe unë i inspektoj shpesh, si atë të Murrizit dhe atë të Llogarasë. Edhe tek tuneli i Murrizit, megjithëse po punohet ngadalë, po punohet mirë.

Sot kemi ardhur të shohim rrugët ndërlidhëse, ku po inspektojmë rrugën pas daljes nga tuneli, aksin Palasë-Dhërmi.

Ndërkohë që tuneli do të ketë 4 korsi, rruga në dalje dhe një korsi që do shkojë djathtas me rrugën e re.

Ky tunel do të jetë gati në datën 30 qershor. Ky sezon turistik po fillon më shpejt këtë vit.

Ndërkohë që ne punojmë, do të shtohet edhe trafiku gjatë fundjavave, dhe duhet të përpiqemi që të mos krijojmë trafik në këtë zonë. Të kemi kujdes me fashat oraret kur punohet.

Tuneli i Llogarasë vendoset në rangun e tuneleve të gjata. Kemi marrë parasysh edhe faktin se numri i automjeteve do të vijë në rritje. E kemi konsultuar që tubi i emergjencës të kthehet në një tub qendror.”,- u shpreh Balluku./O.S

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV