Ish-kryetari i Shoqatës së Ushtarakëve në Lirim dhe Rezervë, Thoma Konduri ka folur për ligjin që ishte në fuqi nga viti 1999 deri në vitin 2009 për ushtarakët, ku parashikonte një formulë përllogaritje që nxirrte pension të parakohshëm të lartë.
Zoti Konduri foli gjithashtu për vendimin e Zaganjorit, i cili është mbyllur që prej vitit 2017, ku të gjitha proceset gjyqësore u ndaluan.
Ai thotë se situata e ‘luftës’ së ish-ushtarakëve me përfitimin e pensionit suplementar ka kaluar 7-8 vite dhe sipas tij nga vendimi i Zaganjorit ku u mbyllen proceset gjyqësore janë prekur 800-1000 ish-ushtarakë.
Nga ana tjetër, Thoma Konduri thotë se ushtarakët po përballen sot me problematika të shumta, duke nisur që nga trajtimet mjekësore dhe deri te “grabitja” e qendrave të tyre të pushimit./ S.M