A je në vëzhgim 24h nëse ke një llogari në Tik Tok? Ekspertja e IT paralajmëron qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspertja e IT, Esmeralda Kazia, është shprehur se duhet të merren masa për të siguruar të privatësinë e përdoruesve të platformave në rrjetet sociale, kryesisht për Tik Tok.

Komentet Kazia i bëri në një emision televizv, ku tha se duhet të shihet nëse platforma është pre e sulmeve kibernetike dhe ka përmbajtje të rrezikshme dhe sipas saj, nëse kjo rezulton e vërtetë, atëherë Tik Tok duhet të mbyllet.

Ajo tha gjithashtu se mbyllja e platformave të rrjeteve sociale është një vendim që duhet marrë me shumë kujdes, pasi sipas saj, mund të shkelë lirinë e shprehjes së individit.

“Vendosja e ndalimeve mbi platformat e rrjeteve sociale, është një vendim që duhet të shihet me kujdes para se të merret. Në radhë të parë duhet të konsiderohet siguria dhe privatësia e të dhënave. Platformat e rrjeteve sociale në disa raste si Tik Tok është kritikuar për privatësinë e të dhënave.

Është e rëndësishme që të sigurohet që të dhënat e përdoruesve të mbrohen nga keqpërdorimet potenciale. Tik Tok ka një ndikim shumë të madh, sidomos te të rinjtë. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm si kjo platformë ndikon në sjelljet dhe ndërveprimet e e secilit përdorues.

Nëse platforma është pre e sulmeve kibernetike, apo përmban përmbajtje të rrezikshme, ashtu edhe siç e referuat, atëherë mund të ketë arsye për ta ndaluar, apo për të patur rregullime të mëtejshme, për të rritur sigurinë e përdoruesve.

Mbikqyrja e sigurisë së të dhënave është mënyra më e përshtatshme me qëllimet dhe vlerat e shoqërisë sonë. Por censura e platformave të mediave sociale, padyshim që mund të shkelë lirinë e shprehjes së individit”, tha Kazia./E.T

Të fundit

Vajza nga Fieri i mori jetën babait sepse ai… nuk e lejonte të argëtohej

Detaje të rënda kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë në familje në Frashër të Fier, ku vajza...

Ndërron jetë legjenda e wrestling, Hulk Hogan

Hulk Hogan, një nga emrat më të mëdhenj në historinë e “wrestling” dhe një hero fëmijërie për shumë njerëz në të gjithë botën, përfshi...

Dinamo fiton me përmbysje, një hap drejt kualifikimit

Dinamo, pas 15 vitesh mungesë në Europë, triumfoi me rezultatin 2-1 në transfertën e Andorrës, ndaj Atletic D’Escaldes. Vendasit kaluan të parët në avantazh...

Kush është “Messi i Greqisë” që po transferohet në Gjermani për 18 mln euro?

Sipas gazetës gjermane Bild, Stuttgart po transferon 22-vjeçarin Giannis Konstantelias nga PAOK. Ai quhet "Messi grek" dhe për të klubi gjerman ka ofruar 18 mln euro...

Risia në aeroporte! Parfumet, pijet alkoolike dhe lëngjet lejohen në bagazhin e dorës

Parfumet, pijet alkoolike dhe shishet do të lejohen përsëri në çanta dhe mini-valixhe, ato që na shoqërojnë deri në sedilje, duke përfunduar në bagazhet...

Lajme të tjera

Web TV