A mund të zëvendësojnë robotët njerëzit në kërkimet nënujore?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Otter, një anije pa ekuipazh e kompanisë norvegjeze Maritime Robotics, lundron mbi sipërfaqen e detit, duke manovruar përmes sensorëve të saj.

Ajo inspekton fundin e detit duke mbledhur informacion që më pas mund të përdoret për projekte mjedisore dhe ndërtimi.

“Ky është një mjet ujor pa ekuipazh, plotësisht elektrik, që duke përdorur teknologjinë sonare, mbledh të dhëna nga fundi i detit dhe i kombinon ato me të dhënat e GPS-it, që të mund të shohim fundin e detit”, shpjegon Thomas Rygh, Menaxher i Produkteve i kompanisë Maritime Robotics.

Me zhvillimin e robotëve dhe anijeve të tilla pa ekuipazh, kompanive nuk do t’u duhet më të dërgojnë njerëz për operacione të tilla.

“Më parë, duheshin anije të mëdha dhe pajisje të rënda për të mbledhur këto lloj të dhënash. Duhej një kapiten, ekuipazh dhe një kohë e gjatë, si edhe shpenzime të konsiderueshme. Tani duhet thjesht një operator që mund ta drejtojë nga distanca, duke mbledhur dhe analizuar të gjitha të dhënat”, thotë zoti Rygh.

Otter ishte një nga anijet e paraqitura në mars në Londër në konferencën “Oceanology International” ku ekspozohen mjetet më të reja të teknologjisë oqeanike.

Dhe anijet autonome po shihen gjithnjë e më shpesh në qarkullim. Greensea IQ ka prodhuar mjete të tilla prej 18 vjetësh, gjatë të cilave kërkesa për to ka ardhur duke u rritur.

Robotët Bayonet që prodhon kjo kompani janë projektuar për t’u përdorur në kushtet e paqëndrueshme të zonës ujore pranë vijës bregdetare ku dallgët janë të forta.

Por a do të thotë zhvillimi i kësaj teknologjie, që njerëzit do të zëvendësohen nga robotika? Jo domosdoshmërisht.

“Koncepti se robotët do të na zëvendësojnë në aktivitetet e përditshme, është fantastiko-shkencor. Robotët dhe mjetet pa ekuipazh ndryshojnë natyrën e punës sonë, krijojnë mundësinë për mënyra të reja pune. Robotët nuk po marrin punën tonë, ata po krijojnë më shumë vende pune, më shumë mënyra për të mbledhur të dhëna, më shumë mënyra për të eksploruar oqeanet”, thotë Ben Kinnaman, shef ekzekutiv i kompanisë Greensea IQ.

Lexo edhe :  ALARMANTE! Mos i konsumoni këto turshi, mund të shkaktojnë edhe vdekjen...

Madje ai është i bindur se kjo teknologji nënkupton që njerëzit të eksplorojnë thellësinë e detit në mënyra që do të ishin të pamundura pa ndihmën e saj.

“Kemi bërë më shumë përparim dy vitet e fundit tek njohuritë për oqeanin, për ndryshimin e klimës dhe ndikimin e tij tek oqeanet, sesa në dy dekadat e fundit dhe kjo falë mundësisë për të krahasuar. Është diçka e mrekullueshme”, thotë zoti Kinnaman.

Sa më të imët bëhen sensorët, aq më shumë zvogëlohen përmasat e robotëve nënujorë. I tillë është rasti i një mjeti të një kompanie kineze që komandohet virtualisht dhe që është sa një qen i vogël.

Kompania thotë se synimi është që ai të veprojë në krah të palombarëve.

“Unë do të thoja që ato nuk zëvendësojnë palombarët, por ua bëjnë punën më të lehtë, më të sigurt dhe më efikase”, thotë Dennis He, Drejtor i Shitjeve i kompanisë Chasing Innovation Technology.

Dhe kjo teknologji po bëhet shumë më e përballueshme, që do të thotë që kompanitë e mëdha ndërkombëtare nuk janë të vetmet që mund të investojnë në produkte të tilla.

Nëse në të kaluarën kostoja e tyre do të arrinte në 1 milionë dollarë, tani kompanitë duan ta reduktojnë atë dhe në të ardhmen t’i përdorin për misione që paraqesin rrezikshmëri për njerëzit./O.S

Të fundit

Të ardhur nga SHBA, Kanadaja dhe Londra, PS zgjedh përfaqësuesit e Diasporës

Kryesia e Partisë Socialiste, vijon prej orës 18:00 mbledhjen, ku edhe po diskutohen listat e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare...

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Enkeleda Kapedani

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të mërkurën më 12 mars lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda...

Edhe njëherë për Dumanët, Dadot, Gërgurët dhe idiotët e dobishëm të banaqeve

Ilir Yzeiri Tani që po shkruaj këto radhë është ora 17 e ditës së mërkurë dhe nesër, ditën e enjte, më 13 mars 2025, në...

Formacionet zyrtare të derbit Atletico-Real Madrid, Ancelotti starton me të gjitha forcat

Atletico Madridi pret Real Madridin për ndeshjen kthyese të 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve. Përballja e parë në Santiago Bernabeu kishte përfunduar me...

Këmba që i “theu” të gjitha planet, Gentian Zenelaj rrëfen për aksidentin

Pas një dëmtimi fizik, Gentian Zenelaj është rikthyer në teatër! Bashkëdrejtuesi i emisionit “Stop” në Tv Klan dhe aktori i njohur, kaloi një incident...

Lajme të tjera

Web TV