Profecia e Donald Lu-së: Pse janë tërbuar ‘Al Capone’-t shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Pata

Në dekadën e tretë të shekullit të 20, qytetet e mëdha të SHBA, jo vetëm ato të East Coast kishin ngritur në institucion perandorinë e krimit dhe korrupsionit.

Bosët e krimit të organizuar që u quajtën gangster nga kinemaja dhe media e kohës, ishin lidhur në një sindikatë krimi me politikanët e rëndësishëm, policinë, prokurorinë dhe gjyqtarët. Kishte arritur një situatë aq e rëndë sa pandëshkueshmëria u kthye në mit.

Presidenti i SHBA, emëroi një zyrtar të taksave federale, Eliot Ness, të cilit i dha karta biankë që të gjejë provat për të future në burg kryegangsterin e SHBA-së, Al Caponen e Chigagos.

Dihet tashmë saga e tmerrshme dhe e përgjakshme për të futur në burg me prova përfaqësuesin më të rëndësishëm të krimit në SHBA.

Me rënien e “të paprekshmëve”, SHBA arriti të gjejë një rrugë të re, që nuk ishte as rënia e mafia-s së fuqishme, e cila madje u bë më e komplikuar, e as zhdukja e korrupsionit të politikanëve, gjyqtarëve apo prokurorëve.

Por ajo ngjarje preu nyjën gordiane të një situate të frikshme që kishte bllokuar vendin.

Prej asaj kohe, hetimi i korrupsionit dhe mafies është një rrugë e shtruar, herë me kthesa, herë me malore e herë me gunga, por krijoi një sens të ri shtetëror.

Ndaj edhe ambasadori amerikan Donald Lu, përdori fabulën e Al Capones si rrënja e rënies së të paprekshmërisë në politikën shqiptare.

E mbani mend çfarë i kanë bërë Donald Lu-së për mbi 8 vjet me radhë. Për çfarë s’e kanë akuzuar, sharë, anatemuar e tallur. E ja ku jemi sot, Al Caponia shqiptare jo vetëm që është kapur, por edhe më keq se kaq.

Nëse Alfred Capone, burri i vrazhdë me origjinë nga Salerno-ja e rajonit të Campagnas në Itali, vdiq në Miami, i shkatërruar nga sëmundjet dhe mllefet, sequel-a shqiptare e “Të paprekshmëve”, duket se po shkon krejt më keq.

Lexo edhe :  A duhet besuar hekurudha Tiranë–Prishtinë?

Al Caponet shqiptare, po përjetojnë një situatë edhe më të tmerrshme sesa ajo që bëri gangster i Chicagos, që vdiq pasi u dënua për mashtrim të shtetit amerikan.

SPAK është kthyer në një fuqi e frikshme për politikanët e zyrtarët me cene në vend, e që përveç çuarjes në burg dhe në hetim të një numri shumë të madh, ka nisur një seri hetimesh për pasuritë e “Të paprekshmëve” të Vërtetë. Këto ditë po përjetojmë vetëm pjesë nga pasojat e këtyre hetimeve, ku përveç disa episodeve që vijnë nga SPAK, ka një çorientim total të Al Caponeve, që janë kthyer në karrikatura të vetvetes.

Aq sa ata që kanë themeluar apo ngritur në institucion partitë e pushtetin familjar, sot bërtasin kundër nepotizmit, kundër pjesëmarrjes së familjarëve në poste të rëndësishme.

Por sipas të gjitha gjasave po përjetojmë vetëm fillimin e një odiseje që pritet të jetë një cunami shumë i madh, pasi bëhet fjalë për prona dhe asete të tmerrshme jo vetëm monetare, por edhe asetesh të paluajtshme apo ato të industrisë shqiptare.

Të cilat, siç e provoi Gjykata e Lartë para dy ditësh, sipas të gjitha gjasave do t’i sekuestrojnë një e nga një. E pikërisht ky akt, që nuk ndodhi me Al Caponen në gjyqin e tij të famshëm, po prodhon një efekt më të fuqishëm e shpërthyes të serisë shqiptare të të “Paprekshmëve”.

Të fundit

Game Over për Galaktikët, Arsenal gjunjëzon Realin edhe në “Santiago Bernabeu”

Arsenali ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, pasi ka eliminuar Real Madridin, duke mundur skuadrën...

Ronaldo propozon Georginën për martesë? Ky detaj e bëri rrjetin lëmsh

Georgina dhe Ronaldo janë në një lidhje që nga viti 2016 dhe kanë dy vajza së bashku, Alana Martina dhe Bella Esmeralda. Edhe pse...

Çfarë duhet të hani gjatë dhe pas marrjes së antibiotikëve

Disa ushqime mund të ndërveprojnë me antibiotikët, duke i bërë ato më pak efektive. Nga ana tjetër, është jetike për të rivendosur një ekuilibër...

Administrata e Trump lë në baltë Berishën, DASH injoron çështjen e “non gratës”

“Fox News” shkruan se i është drejtuar me një shkresë Departamentit të Shtetit mbi “hallin” e Berishës, por ata e kanë injoruar totalisht si...

“Meta e Berisha paratë i kanë jashtë”, avokati: Oferta e Berishës për LaCivita…

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se kontrata e LaCivita është ende e panjohur. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u...

Lajme të tjera

Web TV