Zbulohet hidrogjen në Bulqizë, ekspertët: Është një burim alternativ energjie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Miniera e Bulqizës ku është nxjerrë një sasi e konsiderueshme hidrogjeni tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Agjencia e lajmeve Reuters i kushton një reportazh zbulimit të nje rezervuari që përmbante nga 5 mijë deri në 50 mijë ton hidrogjen të bllokuar mes minerës, i cili mund të ndihmojë ne sigurimin e përgjigjeve për reduktimin e emetimeve të gazit në rajon.

Baki Bajraktarit, thotë Reuters, nuk i kishte shkuar kurrë në mendje se prania e hidrogjenit në minierën e kromit të Bulqizës ku ai punon, e ku një kolegu I tij kishte humbur jetën, mund të konsiderohej një lajm i mire.

“Sasia e hidrogjenit këtu është e konsiderueshme sepse që nga shpërthimi i parë në vitin 2011 dhe deri në vitin2024 nuk ka pushuar asnjëherë burimi, prandaj duhet të ketë një sasi të konsiderueshme, përndryshe do të kishte përfunduar 13 vjet më parë”.

Hidrogjeni prodhohet duke elektronizuar ujin dhe konsiderohet i pastër nëse prodhohet duke përdorur energji te ripërtëritshme apo bërthamore. Ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor nxitojnë të përmbushin objektivat e BE-së për emetimet, ato i bashkohen shteteve në mbarë botën që kërkojnë të reduktojnë varësinë nga karburantet fosile për prodhimin e energjisë.

“Ne kemi zbatuar të gjitha masat e nevojshme dhe çdo punëtor është i pajisur me detektorë që tregojnë përqindjen e pranisë së Hidrogjenit. Kur detektorët fillojnë të japin luhatje, minatorët duhet të evakuojnë menjëherë zonën pasi nivelet e hidrogjenit kanë arritur maksimumin. Megjithatë, falë ventilimit situata mbahet nën kontroll. Kompania ka investuar rreth 13 milionë dollarë për ventilimin e minierës, pa këtë investim, puna në këtë zonë do të ishte e pamundur”.

BE planifikon të investojë deri në 470 miliardë euro (510 miliardë dollarë) në hidrogjen të rinovueshëm deri në vitin 2050.

Lexo edhe :  Aksidentet, mjekët: Shoferët në gjendje të dehur humbasin përqendrimin

“Zbulimi në Bulqizë shënon rastin e parë që ai konsiderohet si një rezervuar i H2, që përmban 84 për qind të gazit. Kjo është domethënëse në shkallë globale, sepse shkencëtarët nuk kanë zbuluar ende një rezervuar të tillë gjetkë. Si një grup studiuesish, Ne besojmë me vendosmëri se ky përbën një rezervuar, një nocion i përqafuar nga komuniteti shkencor që studion këtë fushë. Shkencërisht, ky zbulim ka një rëndësi të jashtëzakonshme në mbarë botën. Vlera e tij qëndron në atë që H2 konsiderohet si një burim alternativ energjie, pa emetim CO2 dhe ndotje të ajrit,” shprehet Bardhyl Muceku, profesor i gjeologjisë në Universiteti i Tiranës

Ekspertët e energjisë thonë se Ballkani ka shumë potencial energjie të rinovueshme për të rritur prodhimin e energjisë së hidrogjenit, por sfidat mbeten, duke përfshirë rritjen e investimeve private dhe zgjerimin e rrjetit.

Sasitë e hidrogjenit të gjetura në minierën e Bulqizës Shqipërisë janë të vogla dhe do të jenë të kushtueshme për t’u nxjerrë, thuhet në raportin e janarit. Por ata ofrojnë shpresë./e.t

Të fundit

Ministri Hasani: Anëtarësimi në BE është qëllim kombëtar

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë sot në panelin e organizuar për vendet e...

Gjykata Federale ndalon dërgimin e Gardës Kombëtare

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, kanë shkelur ligjin federal duke dërguar trupat e Gardës Kombëtare në mbrojtje të...

Merkatoja na dha një sinjal: Champions League ndahet mes Realit dhe Liverpool

Liverpool duket skuadra e vetme e cila mund të rivalizojë me Real Madrid në Champions League këtë sezon. "Të kuqtë" kanë bërë një revolucion thuajse...

Kur do përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së?

Paneli i gjyqtarëve i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë tha se mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të përgatitet...

“Topi i Artë? Si mund ta them se nuk e dua? Dua edhe Champions”

Lamine Yamal ka shumë ëndrra. Ai sivjet është midis 30 kandidatëve për Topin e Artë. Mund edhe ta fitojë, por favorit duket francezi Ousmane...

Lajme të tjera

Web TV