Irani gati të sulmojë Izraelin, tension i lartë në Lindjen e Mesme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një goditje nga Irani ndaj Izraelit është një kërcënim “real dhe i besueshëm”. Deklarata vjen nga Shtëpia e Bardhë teksa frika për një sulm të afërt nga Teherani është rritur ndjeshëm. Tensioni në Lindjen e Mesme është mjaft i lartë mbi mundësinë që Irani mund të hakmerret për një sulm ajror që vrau komandantë të lartë iranianë gati dy javë më parë. Zyrtarët amerikanë i thanë CBS News se një sulm i madh ndaj Izraelit mund të ndodhte së shpejti, madje brenda 48 orësh. Izraeli ka thënë se është i gatshëm të luajë “në mbrojtje dhe ofensivë”.

“Unë nuk mund të flas për madhësinë, shkallën, shtrirjen e asaj se si mund të jetë ai sulm” – tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby. Por ai shtoi se kërcënimi iranian ishte “në fuqi”, duke thënë se Uashingtoni “po e shikonte këtë situatë nga shumë, shumë nga afër”. “Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me homologët tanë izraelitë për t’u siguruar që ata të mund të mbrohen kundër atyre llojeve të sulmeve” – tha ai.

Irani mbështet Hamasin, grupin e armatosur palestinez që lufton kundër Izraelit në Gaza, si dhe grupe të ndryshme në të gjithë rajonin, duke përfshirë Hezbollahun në Liban që kryen shpesh sulme kundër izraelitëve. Të premten, Hezbollahu tha se kishte lëshuar “dhjetëra” raketa nga Libani drejt Izraelit. Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit tha se ishin lëshuar rreth 40 raketa dhe dy dronë shpërthyes.

Nuk u raportua për viktima dhe nuk kishte të dhëna për përfshirje nga aktorë të tjerë. Presidenti Joe Biden i ka premtuar Izraelit mbështetjen “e hekurt” të vendit të tij në rast të një sulmi iranian. Tensionet në rritje kanë bërë që disa vende duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Indinë dhe Australinë të paralajmërojnë qytetarët të mos udhëtojnë në Izrael.

Lexo edhe :  Shtëpia e fëmijërisë së Papës del në shitje me çmim 250,000$

Departamenti Amerikan i Shtetit ndaloi gjithashtu stafin diplomatik dhe familjet e tyre në Izrael të udhëtojnë jashtë qyteteve të Tel Avivit, Jerusalemit dhe Beersheba. Këtë të premte, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u takua me anëtarët e kabinetit të tij të luftës për shkak të paralajmërimeve.

13 persona u vranë në sulmin me raketa të 1 prillit në konsullatën iraniane në kryeqytetin sirian Damask. Mes tyre kishte udhëheqës të lartë ushtarakë iranianë, mes tyre gjen. brig. Mohammad Reza Zahedi, një komandant i lartë i Forcave elitare të Iranit Quds në Siri dhe Liban. Izraeli nuk ka komentuar, por konsiderohet gjerësisht se ai e ka kryer sulmin.

Zyrtarët në disa vende janë përpjekur të bindin Iranin të mos nisë një sulm ndaj Izraelit, nga frika se mund të ndezë një luftë më të gjerë rajonale. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka folur me ministrat e jashtëm të Kinës, Arabisë Saudite dhe Turqisë në përpjekje për t’i bindur ata që të përdorin ndikimin e tyre ndaj Iranit. /O.S

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV