Bardhi rikthen Berishën në grupin e PD, Basha parlajmëron Nikollën: Po shkel ligjin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lulzim Basha ka parlajmëruar aksion të ashpër politik, pas kërkesës së Gazment Bardhi drejtuar Lindita Nikollës, për shfuqizimin e vendimeve të Lulzim Bashës për përjashtimin e disa deputetëve demokratë, mes tyre edhe Sali Berisha, nga grupi demokrat.

Kreu i PD-së duke ju përgjigjur gazetares së Report Tv Danjela Maloku, parlajmëroi kryetaren e Kuvendit se kushdo që merr përsipër të administrojë një kërkesë të tillë po i kundërvihet haptazi ligjit dhe përpjekjes mbarë shqiptare për të shkulur kulturën e pandëshkueshmërisë dhe për të luftuar korrupsionin.

Basha tha se ky është minim i demokracisë dhe një nga motivet që Berisha është shapllur non grata.

‘Politikisht është e qartë që Edi Rama, nuk është në panik vetëm nga SPAK por edhe nga pasojat e një sillej të tillë korruptive dhe ka thirrur në ndihmë persona të sanksionuar për korrupsion madhor. Kjo është një betejë që kalon sinorët e PD-së. Është një problem i shtetit shqiptar dhe i besueshmërisë që partnerëve tanë strategjikë. Tentohet diskreditimi i këtyre partnerëve strategjikë. Tentohet goditja e shpresës së shqiptarëve për ndryshim. Persona të shpallur non grata për korrupsion madhor nuk mund të jetën pjesë e PD-së.

Paniku i Edi Ramës e ka bërë që të lidhë aleancë me Sali Berishën dhe mbështetësit e tij. Rama ka synim të vazhdojë pushtetin dhe Berisha një nevojtar për tu bashkuar kundër SPAK. Ne nuk mund ta pranojmë këtë. Çdo kush që merr përsipër të administrojë një kërkesë të tillë po i kundërvihet haptazi ligjit dhe përpjekjes mbarë shqiptare për të shkulur kulturën e pandëshkueshmërisë dhe për të luftuar korrupsionin.

Lindita Nikolla, ky është minim i demokracisë, është një nga motive që janë shpallur non grata. PD çdo hap të tillë do ta trajtojë me seriozitet të madh. Do të bëjmë kallëzim për shpërdorim detyre.

Lexo edhe :  Meta mbledh nesër KDK-në, ja emrat që do votohen si anëtarë të rinj (Emrat)

Individë që nuk përfaqësojnë PD nuk mund të diktojnë PD, distancimi ynë me non grata parlament dhe i palëvizshme. Çdo person që merr përsipër nga ana e PD-së do përballet me aksionin më të ashpër politik dhe penal.’- tha Basha./   S.M

Të fundit

Mbrojtja e mjedisit/ Rama paralajmëron ligj të ri për menaxhim e integruar të mbetjeve

Me çeljen e negociatave Shqipëria ka marrë dhe angazhime të forta lidhur me mjedisin. Kryeministri Edi Rama deklaron se...

U hodh nga kati i pestë i pallatit, ndërron jetë 42-vjeçarja në Tiranë

Një 42-vjeçare nga Tirana dyshohet se është vetëvrarë duke u hedhur nga kati i pestë i banesës ku jetonte. Policia njofton se si pasojë e...

“Nuk mbyllim dot muajin me pagat që marrim”/ Organizatat sindikaliste dalin në protestë

Organizatat sindikaliste në Maqedoninë e Veriut, kanë protestuar para qeverisë në Shkup, për rritjen e pagave të punëtorëve dhe kushte më të mira në...

Senati i SHBA miraton projektligjin që ndalon importin e uraniumit rus

Senati amerikan ka votuar projektligjin për ndalimin e importeve të uraniumit nga Rusia, pasi Uashingtoni po rrit presionin mbi Moskën më shumë se dy...

“Lumturia më e madhe”/ Kiara publikon momentin e ëmbël të Luizit me vajzën (FOTO)

Më 30 prill, Kiara dhe Luizi mirëpritën vajzën e tyre, Luna Mari. Ngjarja ishte lajmi i ditës ku nuk munguan urimet nga personazhet publikë...

Lajme të tjera

Web TV