Ish ministri grek i Financave ndalohet të hyjë në Gjermani, shkak fjalimi për Gazën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Varoufakis me postimin e tij në rrjetet sociale, ku shprehet se Ministria e Jashtme gjermane lëshoi një “Betätigungsverbot” (ndalim aktiviteti) ndaj tij dhe dy akademikëve të tjerë, pas një ndërhyrje të forcave policore në konferencën për Palestinën që do të mbahej në Berlin.

“Kjo nënkupton jo vetëm ndalimin e hyrjes në Gjermani, por edhe ndalimin e pjesëmarrjes dhe aktivitetit online në ngjarjet politike në vend me qeverinë gjermane që kapërcen të gjitha kufijtë e autoritarizmit”- thotë Varoufakis, kreu I MeRA25 të Greqisë, në një video që ka shpërndarë nga llogaria e tij në rrjetin X.

Dy personat e tjerë për të cilët u dha një ndalim përkatës janë akademiku Salman Abu Sitta dhe kirurgu, rektori i Universitetit të Glasgow-it Ghassan Abu Sittah, i cili madje u arrestua dhe iu nënshtrua një marrje në pyetje prej tre orësh në aeroportin e Berlinit. Të dy, së bashku me Yanis Varoufakis, do të merrnin pjesë në Konferencën për Palestinën të organizuar nga “Zëri Çifut për Paqe” dhe partia MeRA25 e Gjermanisë, me një kërkesë qendrore “armëpushimi dhe ndalimin e gjenocidit në Gaza”.

Yanis Varoufakis thotë gjithashtu se “mungesa e demokracisë në Evropë po bëhet gjithnjë e më e madhe dhe se Gjermania, para së gjithash, e di më mirë se çfarë rreziqesh fsheh ky qëndrim. Është koha që qytetarët demokratë të marrin një qëndrim kundër një Evrope që po zhytet përsëri në errësirë”, thotë ai.

/O.S

 

 

Të fundit

Kushtetuesja e Kosovës merr vendimin: Kreu i ri i Kuvendit të zgjidhet me votim të hapur

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri...

Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet një person në Lazarat

Policia e Gjirokastrës arrestoi në flagrancë shtetasin P. Gj., pasi në oborrin e banesës së tij në fshatin Lazarat u gjetën të kultivuara 48...

Booking.com përballet me padinë e mijëra hoteleve europiane

Booking.com po përballet me një padi nga më shumë se 10 mijë hotele europiane që thonë se platforma ka çrregulluar tregun në dëm të...

8 gusht 1793 – Revolucionit Francez, shpërthen Kryengritja e Lyonit

Revolta kundër Konventës Kombëtare Më qershor 1793, në kulmin e Revolucionit Francez, shpërtheu në qytetin Lyon një nga kryengritjet më të fuqishme kundër pushtetit jakobin...

Në paradhomën e play-off-it

Nga ERVIN BAKU Egnatia dhe Dinamo City, dy skuadra shqiptare, dy prova karakteri në Europë. Egnatia, në një transfertë shumë të vështirë si Ljubljana, nuk u...

Lajme të tjera

Web TV