Ndarja e Gracianos me Argjirën, flet nëna e balerinit: S’aprovoj dot gjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rikthimi i Gracianos në BBV mund të jetë bërë shkak për një krisje me partneren e tij, Argjira Spanca. Kjo e fundit nuk ka postuar më mesazhe mbështetëse në Instagram për balerinin përveç rastit të djeshëm pas rrëfimit të historisë së jetës së tij.

Nëna e Gracianos nga ana tjetër në një intervistë për “Fan Club” nuk ka pranuar të japë një përgjigje për ndarjen e tyre ndërsa theksoi se gëzon respekt për Argjirën.

Pyetja: Graciano i përlotur në BBV, si jeni ndjerë?

Mamaja e Gracianos: E kam parë atë moment më ka prekur shumë sepse di që ai është shumë i lidhur me ne, me mua personalisht, me motrën e tij dhe kjo gjë e bën që ta vrasë ndjenja që ka për në për familjen e tij.

Pyetja: Kanë qarkulluar disa lajme për një krisje mes Gracianos dhe Argjirës cili është komenti yt?

Mamaja e Gracianos: Nuk jam unë personi që të jap një mendim, ose një aprovim. Sepse Graciano ka hyrë për të luajtur në atë lojë dhe ka hyrë fuqishëm dhe pikësynimi kryesor është që ai të forcohet dhe të vazhdojë lojën e tij dhe pse jo të jetë fitues i asaj loje.

Pyetja: A të dha ndonjë mesazh Argjira para se të vije këtu, apo nuk është në dijeni?

Mamaja e Gracianos: Argjira e dinte që unë do hyja në shtëpinë e Big Brother Vip dhe më ka ndjekur. Respekti jonë është shumë i fortë ndaj njëra-tjetrës këtë dua të them. Kjo është gjëja kryesore që unë kam ndaj saj. /O.S

 

 

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV