Njëlloj sikur të mundë miza, elefantin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Artur Ajazi

Po të dëgjosh Gazin, Këlliçin, Nokën, apo dhe ndonjë këshilltar të Bashkisë së Tiranës mbrëmjeve në emisionet televizive, mëndja edhe mund të të shkojë se “ore, e paskan seriozisht këta”.

Por që të besosh se, me letra bakalli që tunden studiove, të marrin një ditë pushtetin nga Edi Rama, kjo duket e pamundur. Realisht sot Edi Rama, gjendet në “majë” të gjithçkaje.

Të pushtetit, të integritetit, të përkrahjes nderkombëtare, të sukseseve të brëndshme, të realizimit dhe përfundimit të dhjetra projekteve madhore në ekonomi, infrastrukturë, politikën e jashtme, atë financiaretj….

Pra, a mund ta besojmë se “miza” (PD) mund të mundë “elefantin” (PS), dhe qeverisjen më të suksesshme që vendi ka patur ndonjëherë pas 1992 ?  As elektoralisht nuk mund ta besosh se, PD-ja mund të bëjë “hatanë” deri në 2025, dhe të fitojë shumicën e votave nga shqipetaret.

Kjo për 1001 arsye, por më kryesorja është se, Edi Rama di të bëjë edhe punë, edhe fushatë, di të bëjë  miq, edhe nga e djatha, edhe nga faktori nderkombëtar. Dhe kjo jo me “llogje Kavaje”, por me punë, pa e kthyer kokën mbrapa, dhe pa u marrë shumë me kundershtarin politik.

PD-së, i duhen edhe nja 2-3 mandate të tjera qeverisëse nga PS-ja, për të arritur atje ku duhet të jetë.

Dhe deri atëhere, thuajse gjith1#ka në atë parti të ç’organizuar, do të ketë marrë fund. Puna e vulës, firmës, flamurit, selisë, bazës, etj..etj.. do të jenë sërish në qendër të vëmëndjes në betejat mes grupimeve, ose parti do të jetë shkrirë.

Nuk mund të mundësh në “tapetin elektoral” dikë që vjen në pushtet, realizon premtimet, ndërton, projekton, përfundon, dhe arrin suksese në ngritjen e ekonomisë, biznesit, pagave dhe pensioneve, që siguron mbështetje të qëndrueshme nderkombëtare, dhe që merr vëmëndje nga ata, lidhur me sigurinë rajonale e europiane.

Lexo edhe :  Shqipëria jonë, me fustanin violet dhe kokën blu

Ndaj mendoj  se, “starti” i opozitës aktuale dhe veçanarisht i PD-së, duhet të nisë brënda vehtes, duke riorganizuar strukturat, duke bërë zgjedhjet e reja në parti, duke afruar dhe sqaruar bazën mbi situatën e krijuar, duke ndalur fushatën e mashtrimeve, duke siguruar mbështetje nderkombëtare, dhe pastaj të kthejë vëmëndjen nga pushteti. nuk mund të vish në pushtet, duke nxjerrë dosje “korrupsioni”, duke bërë prokurorin dhe gjyqtarin, dhe duke menduar se “elefantin” mund ta mposhtësh duke e gudulisur./    S.M

Të fundit

Berisha fitoi, ne humbëm

Nga Ermal Mulosmani Sali Berisha sot është Kryetari i vërtetë i opozitës. Ushtria e drobitur prej tri viteve luftë brenda...

A do e mbajë premtimin e lënies së mandatit? Ja si përgjigjet Paloka

Deputeti Edi Paloka ndoqi të njëjtën linjë politike si kryetari Sali Berisha në hyrje të selisë blu mbrëmjen e djeshme, ku u përgjigj shkurt...

Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

Pavarësisht stabilitetit sipërfaqësor dobësitë strukturore të ekonomisë në Rusi po thellohen, thuhet në një analize të Institutit të Stokholmit për Ekonomitë në Tranzicion (SITE)....

Kjo është sasia e kremit të diellit që i duhet fytyrës

Të gjithë e dimë që mbrojtja nga dielli është thelbësore, por shumë prej nesh nuk e dinë se sa krem mbrojtës nga dielli i...

Deputetët që mbetën jashtë… nga kuota gjinore

Katër kandidatë që kanë siguruar më shumë vota se rivalët e tyre në listat e hapura nuk do të mund të jenë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV