Balla bën paralajmërimin e fortë për përdoruesit e paautorizuar të fishekzjarrëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, pas mbledhjes së qeverisë, ka njoftuar miratimin e rregullave të reja për procesin e licencimin për përdorimin e fishekzjarrëve dhe për procesin e magazinimit të tyre në mënyrë të sigurt.

Balla tha se e kupton dëshirën për të festuar duke shpërthyer fishekzjarrë, por kur bëhet nga persona të paautorizuar, cilësohet shkelje dhe ndëshkohet edhe penalisht.

“Kemi patur ankesa lidhur me përdorimin në mënyrë të parregullt të lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve kryesisht. Sot në mbledhjen e qeverisë kemi miratuar rregulla të reja për procesin e licencimin, por edhe me procesin e magazinimit. Do të jemi shumë strikt në këtë drejtim, ndërsa procedura do të lehtësohet.

Apeli im ndaj çdo qytetari, e mirëkuptoj dëshirën për të festuar, por kjo nuk duhet të dëmtojë apo të prishë qetësinë e anëtarëve të tjerë të komunitetit. Sot në Shqipëri, është e palejuar dhe ndëshkohet edhe penalisht përdorimi i lëndëve piroteknike nga persona të paautorizuar dhe natyrshëm duke shkaktuar prishje të qetësisë publike.

Apeli im është; të dashur qytetarë Policia e Shtetit po monitoron situatën dhe është detyruar të aplikojë dhe penalitete. Gjatë kësaj jave kemi pasur disa raste dhe pas kësaj vihet re që jo të gjithë qytetarët e kanë kuptuar se historia duhet të mbarojë. Besoj do të gjejë mirëkuptimin”, tha Balla.

Gjithashtu në mbledhjen e qeverisë është miratuar dhe vendimi për ristrukturimin e Këshillit Konsultativ mes qeverisë qendrore dhe atij vendor.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku u shpreh si vijon:

“Një tjetër vendim i rëndësishëm që kaloi sot është një vendimi për ristrukturimin e Këshillit Konsultativ mes qeverisë qendrore dhe pushtetit vendor. Në vijim të bisedave gjatë turit të dialogut vendor, një nga nevojat që u pa qartësisht ishte nevoja  që të ristrukturojmë dhe të përafrojmë edhe më tej mënyrën se si qeveria dialogun në mënyrë të vazhdueshme me strukturat e pushtetit vendor.

Ndaj Këshilli Konsultativ, i përbërë nga 11 anëtarë të qeverisë dhe 11 anëtarë të pushtetit vendor takohen vazhdimisht për të diskutuar paraprakisht aktet qe qeveria kërkon të kalojë dhe lidhen me pushtetin vendor, por edhe problemet që bashkitë kanë në lidhje me situatat e tyre financiare apo nevojat e tjera ndërveprimi që ata kanë.

Elementi i dytë që shtohet në këtë akt është krijimi i një Këshilli Teknik, e cila do të marri në shqyrtim nga ana teknike aktet, të ketë mundësinë të përmirësojë para se të kalojnë.

Ne kemi vendosur, që duke nga filluar nga muaji maj i vitit të ardhshëm, të kemi çdo muaj takim mes bashkive dhe të gjithë kabinetet qeveritar, për të diskutuar në mënyrë specifike për problemet që ata mund të kenë.”/E.T

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV