Pagesat e prapambetura për ish-punonjësit e kombinatit të Poliçanit, çfarë thotë Peleshi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, ministrat kanë bërë me dije për mediat vendimet e marra.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri me dije se është miratuar projektligji për pagesat e prapambetura për ish-punonjësit e kombinatit të Poliçanit, që kapin vlerën e mbi 80 milion lekëve të reja.

Peleshi tha po ashtu se qeveria synon të zhvillojë industrinë ushtarake, pasi është një ndër vendet e pakta të Rajonit që e ka të fjetur këtë  industri, duke i bërë thirrje investitorëve vendas dhe të huaj për të paraqitur oferta.

Peleshi: Kemi miratuar projektiligjin për pagesat e prapambetura për ish-punonjësit e kombinatit të Poliçanit.

Dua të shtoj disa fjalë për industrinë ushtarake, keni dëgjuar të flitet për fat të keq për kërkesën e madhe për municione dhe armatime.

Shqipëria është ndër vendet e pakta të Rajonit që nuk e ka të zhvilluar këtë industri. Ka nevojë për investime dhe sipërmarrës, dhe jemi të hapur dhe në pritje të ofertave dhe interesimeve nga aktorë të ndryshëm ndërkombëtar dhe vendase për ta riaktivuzar dhe për ta vënë në punë industri të reja ushtarake.

Ky projektligj u miratua sot, do të marrë rrugën e vet për të shkuar drejt parlamentit, ku duhet edhe të miratohet.

Janë mbi 80 milion lekë të reja që do të paguajë shteti për më shumë se 100 punonjës, pra paga dhe sigurime shoqërore./   S.M

Të fundit

Kundërshtare apo bashkëpunëtore me Argita Malltezin? Ja si përgjigjet Basha

As kundërshtare dhe as bashkëpunëtore nuk e zgjodhi kreu i PD Lulzim Basha, Argita Malltezin, me të cilën ka...

Snoop Dogg ndjek në rrjetet sociale këngëtaren shqiptare, ja për kë bëhet fjalë

Ai është një ndër reperët legjendar si dhe më të famshëm dhe më të suksesshëm në botë. Bëhet fjalë për Snoop Dogg . Reperi amerikan...

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi, 816 aplikime për inpute bujqësore

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural informon se janë 816 fermerë që kanë aplikuar për mbështetje me subvencione nga Skema Kombëtare 2024 për masën...

U bënë sot prindër për herë të parë, a e uroi Ledion Liço çiftin?

Pasi çifti Luiz dhe Kiara ndanë lajmin e mrekullueshëm për vajzën e tyre që erdhi në jetë ditën e sotme, urimet e përzemërta nuk...

Të gjithëve na pëlqen ta konsumojmë, por ky përbërës në sanduiç shkakton shumë probleme

Pothuajse nuk ka asnjë person që nuk i pëlqen të hajë një sanduiç, por pak njerëz e dinë se ai është fajtori kryesor për...

Lajme të tjera

Web TV