Meta “zbut zemrën”/ Merrini florinjtë dhe fabrikat e mia, shpërndajuani shqiptarëve!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vijuar me akuzat ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani. Ai i bëri thirrje Dumanit që t’i sekuestrojë pasuritë e tij të supozuara, florinjtë apo dhe fabrikat dhe t’ua shpërndajë shqiptarëve.

Ai tha se ¼ e shtëpisë së tij, do ia fal motrës, që kujdeset dhe për prindërit e tyre. Meta kujtoi dhe kohën kur krijoi Lëvizjen Socialiste për Integrim, LSI, kur në pushtet ishte Nano.

“Ka amerikanë të ndershëm dhe patriotë dhe fundërrina si McGonigal. Ndaj thirri mendjes. Ky është nga Kolonja, kjo nga Gjirokastra. Jam krenar që kam dy bashkëpunëtorë të tillë. Ju pyesni; jo Monika, jo kjo, se janë të stisura këto nga Rama, Veliaj dhe gazetarë që marrin lekë nga inceneratorët. Unë krijova një parti të re, se e bllokoi rrugën e integrimit Nano. Ai humbi shumë raste për veten dhe Shqipërinë. Kur më tha dhe kuptoi se kjo punë kishte marrë fund më tha; pse të ka ngelur hatri ty. Po të doja e kisha vënë veten në listë i pari. Kisha gjithë shtetin dhe Fatos Nanon kundër. Thashë; o dal deputet atje ku kam qenë, ose nuk shkoj në Kuvend. Nuk bëj parti për të dalë deputet, apo për familjen.

Dum Dumani, florinjtë e mi, fabrikat e mia, ti marrë dhe t’ia çojë popullit. Nuk kam asnjë merak. Unë kam vetëm ¼ e shtëpisë te Pazari i Ri dhe do ia kaloj motrës, që ma ka falur zoti dhe që kujdeset për prindërit. Këtu e vë krevatin te selia.”, tha Meta./e.t

Të fundit

“Futbolli i Arsenalit është i shëmtuar, më vjen keq”

Legjenda Peter Schmeichel ka kritikuar lojën e Arsenalit, referuar ndeshjes me Liverpool (The Reds fituan 1-0 me gol fantastik...

Franca urdhëron spitalet të jenë gati për luftë

Spitaleve franceze u është kërkuar të bëjnë përgatitje për një luftë të mundshme në Evropë, ndërkohë që Gjermania ka bërë të ditur se është...

Putin: Kam arritur marrëveshje me Trump për paqen

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se ka arritur "marrëveshje" me Presidentin amerikan Donald Trump gjatë takimit të tyre në Alaskë muajin e kaluar,...

Irani akuzon Europën: Jeni bërë vegël e SHBA-së dhe Izraelit

Europa po heq dorë nga roli i ndërmjetësit mes SHBA-së dhe Iranit dhe po ia dorëzon fatin e marrëveshjes bërthamore vetos së Donald Trump. Kështu...

Gafa e radhës nga Bayern, merr sulmuesin e Chelsea për 81,5 mln euro!

Zbulohen detajet e kalimit të Nicolas Jackson te Bayern. Mediat gjermane raportojnë se klubi bavarez do të paguajë 16,5 mln euro për huazimin e tij...

Lajme të tjera

Web TV