Euro nuk do kthehet më në shifrat e viteve të kaluara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bizneset eksportuese nuk po ngrenë kokë. Shifrat e fundit të INSTAT, tregojnë se vetëm në muajin mars bizneset vendase kanë shitur mbi 87.4 milionë euro më pak mallra se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Rënia e eksporteve është më e thellë si tremujor. Me plot 270 milionë euro është tkurrur vlera e mallrave të shitura nga janari-mars, në krahasim me tremujorin e parë të 2023-shit.

Shkaqet kryesore për këtë rënie të fortë të vlerës së eksporteve sipas ekspertëve lidhen me rënien e çmimeve të mallrave në tregjet e huaja, e reflektuar edhe në rënin e inflacionit, si dhe zhvlerësimi i valutave, kryesisht i euros.

“Këta marrin të njëjtën sasi në euro, por kur e konvertojnë pasi shpenzimet e tyre i kanë në lekë, automatikisht kjo sasi parash konvertohet më pak lekë, kjo diferencë përbën humbjen për ta”, shprehet ekspertja ekonomisë Teuta Kortoci.

Në këtë tremujor të parë të vitit kompanitë shqiptare kanë shitur më pak energji elektrike, tekstile dhe këpucë dhe materiale ndërtimi.

Në kahun e kundërt janë importuesit, të cilët përfitojnë nga zhvlerësimi i valutave, pasi ata blejnë në euro, dhe shpenzojnë më pak para për të blerë valutë në treg të cilën e përdorin për të blerë mallra jashtë.

Aktualisht euro po këmbehet rreth 101 lekë, në rënie me 12 lekë krahasuar me prillin e vitit të kaluar. Ky kurs vlerësohet si normaliteti i ri në treg.

“Është vështirë të kthehet që euro të kthehet në nivelin e mëparshëm, duket se dhe vetë tregu dhe biznesi po e pranon këtë, dhe po bën ndryshime”, thotë ekspertja.

Shkaku kryesor për rënien e euros sipas Bankës së Shqipërisë është bumi turistik i shtrirë tashmë në të gjithë vitin, rritja e remitancave dhe investimet e huaja. Ndërsa ekspertët gjykojnë se ndikim të rëndësishëm në këtë forcim të lekut po jep informaliteti i lartë.

Lexo edhe :  PANAIRI “DITËT E BUJQËSISË 2024” – Sfidat dhe vlerat e tij

EKSPORTET SIPAS MALLRAVE
Energji elektrike -11.1%
Tekstile dhe këpucë -5.6%
Materiale ndërtimi/metale -3.6%
EKSPORTET E MALLRAVE NË TREMUJOR
Janar-Mars 2023 1,211,073,784 euro
Janar-Mars 2024 941,135,770 euro
Rënia -269,938,014 euro
EKSPORTET E MALLRAVE
Mars 2023 416,234,335 euro
Mars 2024 328,788,651 euro
Rënia -87,445,684 euro  /   S.M

Të fundit

“Akuzoni Ramën për çdo gjë që ndodh”/ Spiropali: Lutemi për avokatin Mëngjesi

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nga Kuvendi i është përgjigjur opozitës, e cila ka sulmuar...

Ndizen ‘sirenat e alarmit’, numri i vdekjeve prej drogave në nivele rekord

Zyra Federale për Drogat me seli në Berlin regjistroi në vitin 2023 më shumë se 2200 vdekje nga drogat. Por kjo shifër duhet të...

Alarmi i NATO-s: Evropa ka vetëm 5% të mbrojtjes kundërajrore të nevojshme në rast lufte

NATO ka vetëm 5 për qind kapacitet të nevojshme për të mbrojtur frontin lindor në Evropë nëse ndodh një luftë e mundshme me Rusinë. Kjo...

Çupi ngre alarmin: Përfshirja e strukturave shtetërorë në krim, e rrezikshme

Çupi u ndal te rasti ku dy punonjës të AMP Durrës dhe një gazetar shantazhonin zyrtarët e lartë të policisë, ai tha se shtrembërimi...

Erërat e forta në SHBA marrin “zvarrë” aeroplanin në pistë

Një aeroplan i kompanisë American Airlines është lëvizur nga erërat e forta, që goditën aeroportin ndërkombëtar Dallas Fort Worht ne Teksas. Bëhet fjalë për një...

Lajme të tjera

Web TV