Një vend dedikuar artit dhe kreativitetit, hapet Qendra e Artit dhe Inovacionit në Korçë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka hapur dyert për artistët dhe artdashësit Qendra e re e Artit, Kulturës dhe Inovacionit një projekt që e ka kthyer qytetin e Korçës në një pol të rëndësishëm të artit dhe kulturës.

Pamjet e këtij investimi i ka ndarë në rrjete sociale Kryeministri Edi Rama i cili shkruan se bashkë me ringritjen e Orkestrës Simfonike, kjo qendër i shton edhe më shumë vlerat artistike qytetit.

“Qendra e re e Artit, Kulturës dhe Inovacionit, një projekt transformues për Korçën ka hapur dyert për artistët dhe artdashësit, duke shërbyer njëkohësisht edhe si një qendër trajnimi e pune për të rinjtë e apasionuar pas teknologjisë së informacionit, e që bashkë me ringritjen e Orkestrës Simfonike ia shtojnë edhe më shumë vlerat artistike qytetit”, shkruan Rama.

Qendra ka krijuar ambiente dinjitoze për artistët dhe artdashësit duke ofruar hapësira shumë funksionale që shërbejnë si salla provash, ekspozitash dhe koncertesh./kb

Të fundit

F1/ RedBull shkarkon drejtorin Christian Horner pas 20 viteve në krye të skuadrës

Red Bull Racing ka shkarkuar drejtuesin e skuadrës Christian Horner pas dy dekadash në krye. Ekipi i Formula 1 njoftoi...

Igli Tare gjen sulmuesin ideal për Milanin, vjen nga Premier League

Milan thuhet se po shqyrton një lëvizje për sulmuesin e Chelsea-t, Nicolas Jackson, dhe sulmuesin e Crystal Palace, Jean-Philippe Mateta, këtë verë. Gjigantët italianë aktualisht...

Raporti për Shqipërinë në Parlamentin Europian: KQZ nuk garantoi barazi

Me një shumicë të madhe prej 502 votash pro, 120 kundër dhe 64 abstenime, Parlamenti Europian miratoi raportin për Shqipërinë. Megjithatë kritikat e forta...

Berisha sot i premtoi mandatin e pestë Ramës

Sali Berisha, në një deklaratë të bërë sot, njoftoi vazhdimin e asaj që ai e quajti “betejë kundër farsës elektorale të 11 majit”, duke...

Arben Anamali, heroi që “harroi” veten për të shpëtuar dy jetë

Arben Anamali është heroi i cili dje bëri një akt humanizmi të rrallë, duke u hedhur në ujërat e liqenit të Shkodrës për të...

Lajme të tjera

Web TV