Berisha: Ta bëjmë natën ditë, për të përgatitur të premten fitoren e madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotmë u shpreh se qytetarët duhet të reagojnë me forcën më të madhe.

Berisha shtoi se rënia e bashkisë së kryeqytetit, rrëzimi i kryehajdutit të saj dhe nxjerrja e tij nga bashkia është fitorja vendimtare për rikthimin në pushtet të opozitës.

Ai u tha mbështetësve të tij se duhet të vazhdojë me guxim të madh, me zemërim të madh, me vendosmëri të palëkundur, betejën e tyre.

Fjala e Berishës:

Qytetare dhe qytetarë. Të rinj, të reja, burra, gra. Kur ata arrestojnë luftëtarët tanë, secili nga ju duhet të reagojë me forcën më të madhe. Një për të gjithë, të gjithë për një, kjo është motoja jonë.
Këto ditë që kemi para ta bëjmë natën, ditë, për të përgatitur të premten që vjen, fitoren e madhe.
Rënia e bashkisë së kryeqytetit, rrëzimi i kryehajdutit të saj, nxjerrja e tij nga bashkia është fitorja vendimtare për krijimin e qeverisë teknike, zgjedhje të lira, rikthimin në pushtet të opozitës.

Ndaj dhe të vazhdojmë ne me guxim të madh, me zemërim të madh, me vendosmëri të palëkundur, betejën tonë. Betejën e fitores. Betejën për dinjitetin. Betejën për qeverinë teknike. Betejën për zgjedhje të lira. Betejën për integrimin e Shqipërisë në Europë. Rroftë Shqipëria, rrofshi ju. Fitore, fitore, fitore!/   S.M

Të fundit

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t’i bënte: E urreja të punoja aty

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt,...

Analiza/ A është Telegrami spiun në xhepin e çdo ukrainasi?

Kurdo që Rusia shkrep raketa dhe dronë në drejtim të qyteteve ukrainase, telefonat mobilë lëshojnë dridhje dhe pastaj bie alarmi i pakëndshëm për paralajmërimin...

Nëna dhe tre fëmijët të zhdukur prej ditësh/ Gjendet i pajetë njëri prej të miturve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Nëna bashkë me 3 fëmijët prej tre ditësh rezultojnë të humbur. Për këtë kishte...

5 Maji/ Rama homazhe te “Varrezat e Dëshmorëve”, ja kush e shoqëron

Sot më 5 Maj përkujtohen të rënët e Shqipërisë. Kryeministri i vendit, Edi Rama bashkë me figura të tjera të politikës në vend kanë...

Flet partneri i Diola Dostit: 20 vite diferencë nuk janë shumë

Diola Dosti ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti dhe lidhja me biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu duket se po shkon mjaft mirë. Diola ka...

Lajme të tjera

Web TV