Mesazhi për Meritonin në “Big Love”, reagon Zhaklin Lekatari, ja çfarë thotë për Ilnisën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja e njohur, Zhaklin Lekatari, ishte mëngjesin e kësaj të mërkure e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli pak edhe për “Big Brother VIP3”. Pak ditë më parë ajo dërgoi një mesazh në aplikacionin “Big Love”, për Meriton Mjekiqin, ku shprehu simpati për lojën e tij në shtëpinë më të famshme.

“Meriton, kur të vihet burrëria në diskutim, ti tregon akoma më shumë burrëri, duke qenë njeri dhe jo lojtar. Loja jote është shumë e bukur por mos harro që ne fund fitues nuk është jeta virtuale por jeta reale, ajo njerëzore, pjesa jote më e bukur. Unë e di që nuk je përndjekës sepse perfeksioni yt tek gruaja nuk është i turmës por i cilësisë. Ti je luftëtar dhe luftëtarët kanë metalitetin kampion”, shkruhej në mesazh.

Ndërkohë e pyetur në “Wake Up” në lidhje me këtë mesazh, Lekatari shprehet:

“Mesazhi i ka dhënë të gjitha. Duke qenë jashtë Big-ut kam simpati për të gjithë ose nuk kam simpati për të gjithë. Big Love është gjetje shumë e bukur, unë doja ta çoja atë mesazh”.

Sa i takon lidhjes së dashurisë mes Meritonit dhe Ilnisa Agollit, Zhaklina u shpreh se është bukur të shohësh ‘dy prindër beqarë dhe me diferencë në moshë të dashurohen’.

“Kjo na tregon se dashuria nuk është ajo që shohim nëpër filma. Dashuria është e bukur kur është e vërtetë. Mua më pëlqen thyerja e steriotipeve. Ky shembull më pëlqen shumë dhe duhet të vlerësohet”, tha gazetarja e njohur./kb

Të fundit

Aksident i rëndë në Kosovë! Ndërron jetë e reja 24-vjeçare

Një vajzë 24-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor që ka ndodhur në aksin...

Britania e Madhe ndalon “vape”, cigaret me avull ndalohen me ligj

Të rinjtë në Britaninë e Madhe nuk do të kenë më mundësi të pijnë cigare me avull, apo siç quhen rëndomë "vape". Sot, e...

Kreshnik Spahiu: Diplomatët u shtangën kur PD bashkoi votat me PS

Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se pati një habi nga ana e diplomatëve, kur PD bashkoi votat me PS kundër hapjes së kutive për vjedhjet...

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë

Rreth 17,000 banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në provincën kanadeze të Manitobës, për shkak të zjarreve të mëdha që kanë...

Aksidenti tragjik në Vlorë, ndërron jetë edhe 16-vjeçari

Një aksident tragjik me motor ka ndodhur këtë të diel në Vlorë. Policia bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Demokracia”. Në vendngjarje...

Lajme të tjera

Web TV