Meta tallet me Lulin/ Basha edhe kur fle gënjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PL-së, Ilir Meta ka folur me nota ironie dhe talljeje për Lulzim Bashën, kreun e PD-së së vulës.

Gjatë një prononcimi për mediat nga Fieri, Meta tha se Lulzim Basha gënjen edhe kur fle gjumë.

Ai deklaroi se shqiptarët e dinë se kush është Basha, ndërsa theksoi se ky i fundit është përbuzur dhe braktisur nga të gjithë.

“Edhe këtë e ka thënë Lulzim Basha. Normal, unë mesa duket e ka inciuar djegien e mandateve për t’i krijuar mundësinë Edi Ramës që të kishte 130 deputetë dhe të më shkarkonte mua si President, akt për të cilin i duheshin 94 vota çdo ditë apo 24 herë në ditë.

Se kush është Lulzim Nasha tani këtë e dimë të gjithë, e dinë të gjithë shqiptarët. Është një njeri i braktisur, është një njeri i përbuzuar nga të tërë për aktet e rënda të vetëdijshme të tradhtisë që ka bërë ndaj demokratëve në radhë të parë, por edhe ndaj shqiptarëve që i ka lënë pa opozitë, për shërbimet e pafundme të këtij regjimi dhe unë kam një pyetje për ju.

Të gjithë e dinë që zgjedhjet vendore u shtynë nga Prsidenti Meta në atë kohë me kërkesë të Lulzim Bashës dhe me premtimin se ai do të hynte në zgjedhjet, datën e të cilave e caktoi vetë, atëherë si shpjegohet se e vetmja parti opozitare që nuk u regjistrua në KQZ ishte vetëm partia e Lulzim Bashës. Lulzim Basha edhe kur fle gënjen”, theksoi Meta./   S.M

Të fundit

Çfarë do të prezantojë Apple në eventin e saj më të papritur

Apple ka paralajmëruar një prezantim për këtë të martë, më 7 maj në orën 16:00 në Spanjë nën titullin Let...

Tetë orë në SPAK/ Veliaj: Dhashë kontributin tim për të vërtetën, unë sot nuk jam…

“Unë sot nuk jam as i akuzuar, por as në hetim. Dhash kontributin tim për të vërtetën”, kështu shprehet kreu i Bashkisë së Tiranës,...

Luizi falenderon Kiarën: Më ke bërë bab dhe njeriun më të lumtur në botë (Video)

Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagramit, fituesi i edicionit të dytë të ‘BBV’, Luiz Ejlli ka ndarë një video ku mes emocionesh...

Pas skandaleve dhe ofendimeve, Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kthehen sërish bashkë?

Para pak kohësh Fjolla Morina ka ‘tronditur rrjetin’ me anë të një video live në Instagram. Këngëtarja ka akuzuar ish- partnerin e saj, Fisnik...

Ndryshimi i skemës së tarifimit për furrat e bukës/ OSHEE kontrolle në çdo subjekt

Furnizuesi i Shërbimit Universal ka përcaktuar procedurat që duhet të ndjekin furrat e bukës, që prodhojnë edhe produkte pastiçerie apo kanë ekspres dhe bar...

Lajme të tjera

Web TV