Çfarë kuptimi ka drita e gjelbër dhe portokalli në iPhone?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ju ka shkuar ndonjëherë nëpër mend se çfarë fshihet pas pikës së gjelbër dhe portokalli në  iPhone? Mund të keni vënë re se shfaqen krejt papritur, por në fakt ka një arsye për këtë.

Apple thotë se janë një paralajmërim. Dritëzat lajmërojnë ndezjen e mikrofonit ose të kamerës. Ky funksion është shtuar përmes përditësimit të iOS 14 në 2020.

Drita e gjelbër tregon që vetëm kamera ose kamera dhe mikrofoni po përdoren nga një aplikacion në iPhone tuaj. Mjafton të hyni në aplikacionin e kamerës dhe do të shihni se drita e gjelbër do të shfaqet, ndërsa kur dilni zhduket.

Nëse shihni dritën portokalli, tregon që është aktivizuar vetëm mikrofoni. Ju mund të hyni në Control Centre për të parë cili aplikacion po përdor mikrofonin apo kamerën tuaj.

Aktivizimi i kamerës apo mikrofonit nuk është domosdoshmërisht me qëllim të keq. Për shembull, nëse doni të bëni foto në Instagram duhet që aplikacioni ta aksesojë kamerën apo nëse do të dërgni një mesazh zanor në WhatsApp, nevojitet aktivizimi i mikrofonit.

Mbrojtja e Apple ndaj aplikacioneve është shumë e fuqishme pasi të gjithë kontrollohen përpara se të dalin në App Store. Nëse dyshoni që ka diçka që nuk shkon, kontrolloni aplikacionin në Settings dhe në rast se nuk bindeni, mjafton ta fshini./   S.M

Të fundit

Horoskopi ditor, 17 Gusht 2025

Dashi Beqaret do jene ata qe kane me shume fat nga te gjithë. Do realizojnë takime te njëpasnjëshme me persona...

1943 – Lufta e Dytë Botërore: Pushtimi i Sicilisë dhe hyrja e trupave në Messina

Pas zbarkimit të Aleatëve në Sicili më 9 korrik 1943, filloi një nga fushatat më të rëndësishme të Luftës së Dytë Botërore në frontin...

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë më shumë se një vit...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Lajme të tjera

Web TV