NBA/ Los Angeles Lakers mposhtin Denver Nuggets dhe shmangin “fshesën” në shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Los Angeles Lakers ka marrë fitoren e parë ndaj Denver Nuggets dhe shmangin eliminimin nga ‘Play-Off’ në NBA.

Në ndeshjen e katërt të zhvilluar në Crypto Arena, Lakers kanë triumfuar me 11 pikë diferencë 119:108 duke ngushtuar serinë në 3-1 në favor të Nuggets.

Më meritori për shmangien e ‘fshesës’ ishte  LeBron James, i cili shënoi 30 pikë dhe Anthony Davis, i cili bëri 23 kërcime bashkë me 25 pikë.

Në radhët e Denverit, më efikasi në parket ishte Nikola Jokic, i cili realizoi triple-double me 33 pikë, 14 kërcime dhe 14 asistime, por as kaq nuk mjaftoi për fitore.

Mbrëmë janë luajtur edhe tri ndeshje të tjera play-off në NBA. Oklahoma City arriti fitore të madhe pasi kaloi në epërsi 3-0 me fitoren 106:85 në New Orleans.

Bostoni kaloi në epërsi 2-1 falë fitores 104:84 në Miami, ndërsa Orlando barazoi ndeshjen në 2-2 kundër Cleveland me një fitore 112:89 në shtëpi. 

Të fundit

Takimi Putin-Xi/ Lufta në Ukrainë në qendër të bisedimeve mes dy liderëve

Gjatë vizitës së presidentit rus në Kinë (16-17 maj), Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime me homologun e tij...

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagosen 3 anëtarët e familjes

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në “Rrugën e Kombit” në afërsi të degëzimit të Rrëshenit. Një automjet tip “Fuoristradë” është batuar teksa ka...

FOTO/ Dj Dagz i dedikon Einxhelit një tatuazh

Dj Dagz dhe Einxhel Shkira u dashuruan në BBV1 në sytë e gjithë publikut dhe janë kthyer në një prej çifteve më të dashur....

Rregulla për azilin në BE/ Shqyrtim për 12 javë. Pas refuzimit, riatdhesim

Vendet e Bashkimit Europian miratuan këtë të martë një reformë historike ligjore sa i përket sitemit të azilit dhe përballjes me emigracionin e paligjshëm. Këshilli...

Kush do jetë finalisti i dytë? Vetëm një hap larg gjysmëfinales

Në shtëpinë e “Big Brother Vip” kanë mbetur vetëm 7 banorë, por debatet dhe dinamikat janë gjithmonë e më të forta. Teksa jemi vetëm pak...

Lajme të tjera

Web TV