Mbretëria e Bashkuar ndalon me ligj këtë fjalëkalim, nuk do ta besoni pse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njerëzimi ka shumë emërues të përbashkët dhe zgjedhja e fjalëkalimit është një prej tyre.

Por përzgjedhja e fjalëkalimit 12345, që çdo vit zë vendin e parë si më i përdoruri, nuk do lejohet më në Mbretërinë e Bashkuar sipas ligjeve të reja për pajisjet inteligjente.

Departamenti për Shkencë, Inovacion dhe Teknologji shpjegoi se masa që hyn në fuqi nga sot, e hënë 29 prill, synon të mbrojë përdoruesit nga sulmet kibernetike. Ministri për Shkencën dhe Teknologjinë, Jonathan Berry , tha:

“Ndërsa jeta e përditshme po bëhet gjithnjë e më e varur nga pajisjet e lidhura, kërcënimet e gjeneruara nga interneti shumëfishohen, duke rritur kështu mundësitë për krimet kibernetike. Kjo është arsyeja pse të gjitha pajisjet inteligjente të lidhura në internet do t’iu kërkohet me ligj të përmbushin standardet e sigurisë.

Që nga sot, konsumatorët mund të kenë më shumë paqe mendore duke e ditur se pajisjet e tyre inteligjente janë të mbrojtura nga kriminelët kibernetikë. Qëllimi i këtyre ligjeve është të mbrojnë privatësinë, të dhënat dhe financat personale të konsumatorëve”.

Fjalëkalimet e zakonshme si “admin” ose “12345” do të ndalohen për të parandaluar sulmet e hakerëve. Masat janë pjesë e strategjisë kombëtare të sigurisë kibernetike të qeverisë prej 2.6 miliardë paund për të mbrojtur përdoruesit. Prodhuesit dhe shitësit me pakicë do të duhet të informojnë menjëherë klientët për përditësimet e sigurisë.

Një sondazh nga grupi i konsumatorëve Ëho tregoi se një shtëpi me pajisje inteligjente mund të ekspozohej ndaj mbi 12,000 sulmeve hakere nga e gjithë bota në vetëm një javë, me një total prej 2,684 përpjekjesh për të gjetur fjalëkalime të dobëta në vetëm pesë pajisje./   S.M

Të fundit

‘Çmendet’ moti në këtë vend/ Era e fortë rrëzon skelat në pallat, dëmtohen disa makina

Kosova është përfshirë nga moti i keq ditën e sotme, ku nuk ka munguar era e fortë, stuhitë e...

VIDEO/ Rumani, dy deputetët përleshen fizikisht teksa dalin nga Parlamenti

Dy deputetë rumunë u përleshën fizikisht me njëri-tjetrin ditën e sotme teksa kanë dalë nga salla e Parlamentit. Në një video që qarkullon në rrjet...

Stefania Craxi dhe Argita Berisha: Dy modele të kundërta të baballarëve nën hetim

Nga Ylli Pata Argita Berisha deklaroi mbrëmë se është gati të marrë poste të rëndësishme në opozitën shqiptare. Një deklaratë e pritshme pas angazhimit të...

Për kë votuan vjet ata që janë pro dhe kundër Dumanit

Nga Eduard Zaloshnja  Në sondazhin që zhvillova së fundmi për Report TV rreth çështjeve të nxehta të ditës, ishte edhe pyetja “Dumani kërkoi që pas mbarimit të...

Mesazhi i Escobar e ‘Dosja Britanike’, Berisha-Meta jo më deputetë?!

Nga Jakin Marena Opozita vijon të jetë e ndarë në disa pjesë, si pasojë e situatës kaotike në të cilën gjendet PD, partia më e...

Lajme të tjera

Web TV