Nesër protesta para bashkisë Tiranë, policia njofton masat, ja rrugët që do të bllokohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nesër 14 maj do të zhvillohet protesta e radhës e opozitës dhe “Aleancës për Teatrin” para bashkisë Tiranë lidhur me çështjen “5D”.

Për rrjedhojë policia e shtetit bën me dije se ka marrë masat për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, ditën e nesërme, më datë 14 maj 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës

Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, ditën e nesërme, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore.

Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune.

Protestat e opozitës dhe aleancës për mbrojtjen e teatrit nisën rreth dy muaj më parë kur SPAK-u vendosi nën hetim dhe ngriti akuza ndaj 9 drejtorëve dhe ish-drejtorëve në bashkinë e Tirane të cilët dyshohet se kanë përfituar dhjetëra tendera të bashkisë dhe ujësjellësit për kompaninë e tyre personale./   S.M

Të fundit

Prag Euro 2024, Duka: Tani fillon pjesa më e bukur

Shqipëria mundi 3-1 Azerbajxhanin, në miqësoren e fundit para Europianit. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka...

E rëndë në Danimarkë, kryeministrja Frederiksen sulmohet fizikisht

Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen është sulmuar fizikisht nga një burrë në qendër të Kopenhagenit të premten në mbrëmje, sipas një deklarate zyrtare. Incidenti ndodhi...

Modelja e famshme dedikim për të dashurën e saj: Dy vjet plot jetë

Cara Delevingne nuk mund të ishte më e dashuruar, duke i dedikuar fjalë plot dashuri partneres së saj Minke me rastin e përvjetorit të...

Mediu: Vota e diasporës, PS nuk ka vullnet

Deputeti Fatmir Mediu, kryetar i PR-së, për emisionin Sintezë në Neës24, ku është diskutuar mbi të drejtën e votës së diasporës shqiptare në zgjedhje,...

Pentagoni shfaq muskujt, teston raketat balistike ndërkontinentale

Ushtria amerikane ka njoftuar se ka kryer dy teste të raketave balistike ndërkontinentale (ICBM) gjatë tre ditëve të fundit, duke i përshkruar lëshimet si...

Lajme të tjera

Web TV