Sevdari kthehet në detyrë/ Shteti duhet t’i kthejë pagat që prej përjashtimit në 2019

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Antoneta Sevdari është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Tiranës për të marrë detyrën e prokurores pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për ta rikthyer në detyrë, vendim i cili ka efekt të menjëhershëm.

Përveç rikthimit në detyrë, shteti shqiptar duhet t’i kthejë Sevdarit pagat e prapambetura që nga koha e përjashtimit të saj nga organet e drejtësisë më 28 shkurt 2019. Gjithashtu Gjykata e Strasburgut e gjobiti shtetin shqiptar me 25 mijë euro për proces të parregullt gjatë vlerësimit në 3 shtyllat e vettingut.

Jo vetëm Sevdari, por një numër i madh prokurorësh dhe gjyqtarësh kanë kundërshtuar në Strasburg largimin e tyre nga drejtësia si të paligjshëm.

Vendimi ndaj Sevdarit ishte i pari i këtij lloj ku Strasburgu u shpreh dhe vendimi i tij për rihapje të procesit të vettingut, i dha të drejtë në vlerësimin për herë të dytë në KPA, institucion që e kishte shkarkuar pas ankimimit të Komisionerit Publik që kundërshtoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e konfirmoi në detyrë prokuroren./E.T

Të fundit

Alizoti: Këtu nuk vriten kandidatët sepse nuk luftohet droga

Deputeti i Grupit Parlamentar të PD-së, Tomor Alizoti, nga studio e emisionit “Open” në News24 u shpreh se Shqipëria...

Shehi: Parlamenti s’mund të jetë peng i 10 vetëve që veshin nga një bluzë

Dashamir Shehi, kreu i LZHK, tha në emisionin ‘Open” në News24 se protestat mund të merren në konsideratë jo me 300 vetë, por nëse...

Kishte humbur prej disa ditësh në Malin e Çikës, policia gjen turisten franceze

Policia ka shpëtuar një turiste franceze e cila kishte humbur kontaktet në Malin e Çikës. Për gjetjen e turistes franceze u angazhuan grupet e...

Gjarpri helmues i hyn në dhomën e gjumit, shpëton banori në Berat

Një e moshuar 82-vjeçe,e cila jetonte e vetmuar në një banesë në lagjen “Vakëf” në Berat ka kërkuar ndihmën e zjarrëfikësve për të nxjerrë...

Berisha: Epiqendra e programit të PD do jetë investimi te qytetari

Ish-Kryeministri Sali Berisha, në fjalimin që i drejton çdo pasdite mbështetësve të tij nga ballkoni i banesës ku qëndron në arrest shtëpie prej 30...

Lajme të tjera

Web TV