Skemë tjetër pensionesh/ Kush do paguhet më shumë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministrja dhe deputetja e mazhorancës, Milva Ekonomi ka dhënë detaje të reja për pensionistët. Ajo thotë se qeveria ka menduar një skemë të re për pensionistët brenda dhe jashtë Shqipërisë, si dhe ato urban e rural. Znj.Ekonomi bën të ditur se prioritet në rritjen e pensionit do të ketë pensionistët që jetojnë në vendin tonë krahas pensionistëve që janë rezident jashtë Shqipërisë me një diferencim indeksimi të përvjetshëm që bën qeveria. Nga ana tjetër, ISSH-ja ngre shqetësimin që kanë punonjësit e ish-kooperativave bujqësore dhe ish-fermave të cilët nuk po munden të gjejnë vitet e punës, për shkak të zhdukjes së regjistrave dhe dokumenteve zyrtare.

Skema e re

Ndërsa pensionistët në Shqipëri janë ndër kategoritë më të diskriminuara në shoqërinë tonë, sa i përket të ardhurave mujore, një skemë e re për pensionet është menduar nga qeveria. Milva Ekonomi është shprehur se kjo skemë do të jetë e qartë brenda vitit dhe do të marrë në konsideratë dy elemente kryesor. “Nuk ka ende detaje konkrete, por në parim dy janë shtyllat kryesore që po shihen. Së pari rezidentët brenda dhe jashtë vendit si dhe pensionistët urban dhe rural. E thënë ndryshe, prioritet në rritjen e pensionit do të kenë ata pensionistë që jetojnë në Shqipëri, më shumë se ata që kanë një rezidencë jashtë Shqipërie. Natyrisht edhe ata jashtë do të përfitojnë rritje pensioni, por me një diferencim në indeksim që bën qeveria vit pas viti. Këto janë planet e ministrisë së Financave”, tha Ekonomi.

Matja e minimumit jetik

Sakaq, Milva Ekonomi deklaron se ndryshe krahas viteve 91’-92’ ku u përball me ndryshimin e sistemit, në ditët e sotme është punuar për gjetjen e një metodologjie për matjen e minimumit jetik ku janë ngritur instrumente për këtë matje. “Minimumi jetik është një çështje që ne për herë të parë si koncept, natyrisht jemi përballur kur ka qenë ndryshimi i sistemeve në vitin 91’-92’, sepse atëherë as nuk e kishim konceptin e varfërisë, as nuk e kishim konceptin e papunësisë. Ndërkohë, me vite është punuar që të gjendet një metodologji për të matur minimumin jetik duhet të ishin ngritur disa instrumente për këtë matje. Sot, instrumentet janë konsoliduar pasi në INSTAT bëhet një anketë vjetore që ka të bëj me nivelin e jetesës dhe me të ardhurat e familjeve. Ajo ndjek rregullat me të cilat ndjek këto statistika eurozone BE, që i rekomandon dhe për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ne duke kaluar në procesin e ‘Screening’, i kemi të para dhe të konfirmuara që metodologjitë që ne përdorim janë ato që duhet edhe për matjen e varfërisë. E dyta, është edhe qasja legjislative që duhet t’i bëjmë ne matjes së vendosjes së një minimumi jetik edhe mbështetjes për këtë gjë. Në eurozonë, vendet e ndryshme zgjedhin modelet e ndryshme. Ka vende që këtë gjë e kanë të vendosur në Kushtetutë, ka vende që këtë e kanë me ligj të posaçëm, ka vende që legjislacionin e kanë më fleksibël e të përmisueshëm vit pas viti. Shqipëria ka zgjedhur modelin e tretë, që e ka legjislacionin të përmisueshëm vit pas viti. Zakonisht mbështetet kryesisht mbi dy shtylla kryesore, paga minimale dhe pagesa e mbështetjes sociale (ndihma ekonomike). Nga ana tjetër, të dhënat na ndihmojnë që të kemi dhe një pamje të universit për të parë sa është pjesa e familjeve e individëve të varfër në Shqipëri, të cilët edhe falë përpjekjeve që bën qeveria për të vendosur skema të reja sociale ku sipas të dhënave të INSTAT-it, nga viti 2017-2022, ka ardhur në rënie. Duhet të mos harrojmë që në vitin 2020, patëm goditjen e pandemisë, e cila ishte pan europiane në këtë rast meqë po krahasojmë metodologjitë. Aty patëm një rritje të lehtë të varfërisë. Sot ne flasim që të kemi rreth 20.2 përqind e popullsisë që janë në nivelin e varfërisë, që i kemi në këto kushte. Kur këto shifra analizohen, shikohet edhe situata e tyre e varfërisë, e lidhur dhe me statusin e punësimit, është një tregues i mirë që na shërben për të na orientuar politikat. Ka të varfër që janë në punë, ka të varfër që janë inaktiv, ka të varfër që janë në pension, ka të varfër që janë me aftësi të kufizuar. Për të gjitha këto grupe është menduar një qasje që bëhet përmes ndihmës së politikave sociale që harton Ministria e Çështjeve Sociale. P.sh., ato që janë të varfër me status punësimi e revizionojmë situatën e punës”, tha Ekonomi.

Lexo edhe :  Superleku në revansh/ Euro dobësohet me 12 pikë krahasuar me një viti më parë

Aplikimi i skemës për zbutjen e varfërisë

Gjithashtu, deputetja bën të ditur se në Shqipëri ky është vendimi që është marrë, që të bëjmë një analizë shumë kapilare ku janë familjet dhe individët e varfër dhe t’i adresojmë ato nëpërmjet klasterave, nëpërmjet grupeve të karakteristikave. “Dhe këto i kemi të reflektuara dhe te paga minimale dhe te ndihma ekonomike që japim, nga e cila varet pagesa e papunësisë, varet pagesa e pakut, pagesa për energjinë elektrike, pagesa për bonusin e bebes, mënyra sesi rritet mbështetja që bëhet për arsim, shëndetësi më të mirë, për energjinë, për transportin. Kështu që janë të parat këto si pas klasterave të personave të varfër”, u shpreh Ekonomi.

Thirrja e Bankës Botërore dhe FMN-së

Deputetja e mazhorancës, deklaron se Banka Botërore dhe FMN-ja, rekomandojnë qeverinë shqiptare që të bëj një adresim më të drejtë të familjeve që janë në varfëri, në kuptimin të shenjtërohen më mirë, që të mo shpëtojë askush nga paketat e ndihmës që i jepet për këtë kategori individësh. “Dhe kjo është një e vërtetë e madhe, e ndërkohë ne sot falë teknologjive të avancojmë në qeverisje, që kanë të bëjmë me të rejat që po sjell AKSHI sot, kemi shumë regjistra informacioni ku janë më shumë se 60 që shkëmbejnë të dhëna. Kështu që një individ që bën pjesë te ky univers i personave të varfër është i mundshëm për t’u ndjekur për të gjitha shërbimet dhe mbështetjet që ai merr. Kjo pyetje që bën Banka dhe FMN-ja, po adresohet. E dyta, është që ne nuk është se kemi kaluar në një gjendje për t’u studiuar e për t’u parë që do vazhdojmë të jemi te pjesa e vendeve që kemi një legjislacion fleksibël apo do të mbajmë një legjislacion fiks. Kjo është një gjë që duhet parë me kujdes, në analizimin që bëhet për buxhetin në mënyrë që të mbështesim idenë tonë legjislative. Unë besoj se me këto masa që po merren siç është rritja e rrogave, rishikimi i pensioneve, rishikimi i taksave tatimeve për të ardhurat personale; janë të gjitha gjëra që do të ndihmojnë buxhetet familjare. Fakti është që ekonomia në vendin tonë po normalizohet edhe nga grushti i madh siç është inflacioni, që këtë muaj që jemi INSTAT publikoi shifrën e inflacionit dhe ajo ishte vetëm 2.1% e po stabilizohet rritja e çmimeve. Nuk ka më influencë kaq të fortë nga faktorët e jashtëm siç ishte deri tani. Këto do të ndihmojnë për të adresuar edhe më mirë qëndrimin që do të mbajmë ndaj minimumit jetik”, përfundoi ajo.

Pensionet e kooperativave

Ndërkohë, punonjësit e ish kooperativave bujqësore dhe ish-fermave në pjesën dërrmuese të rasteve nuk po munden të gjejnë vitet e punës, për shkak të zhdukjes së dokumenteve. Fenomeni është pranuar prej drejtorit të ISSH-së, i cili shton se një tjetër ngërç është shënimi i emrave me shkurtime. Kjo bën që përfitimi i pensionit të jetë i cunguar, ose edhe të refuzohet. “Është e vërtetë që për shkak të mënyrës së mbajtjes së dokumentacionit të vjetërsisë në punë gjatë periudhës së komunizmit por edhe të ruajtjes gjatë këtyre 30 vjetëve ka pasaktësi të mëdha çka rezulton në vonesa në lidhjen e pensionit por edhe një procedurë e zgjatur e ankimimit’’. Për këto shkaqe ISSH dhe ish punonjësit i janë drejtuar gjykatave duke krijuar një mbingarkesë edhe në sistemin e drejtësisë. Në komisionin e ligjeve Hado shprehet se po diskutohet ndryshimi i ligjit. “Ne nuk po mundemi dot ti zgjidhim në mënyrë administrative disa gjëra kur ka ndryshime të theksuara sepse ne e lidhim pensionin sot për një ngjarje që ka ndodhur para 35 viteve dhe i vetmi burim i informacionit që ne kemi janë dokumentet zyrtarë. Për të adresuar këtë lloj problematike ne jemi duke menduar të shikojmë disa ndryshime ligjore të cilat do ta reduktojnë këtë gjë dhe të kalojmë në një njohje afroftë të këtyre periudhave me qëllim të shmangim ankimin administrativ’’. Për shkak të problematikave mbingarkesa nuk është vetëm në shkallën e parë të gjyqësorit, por edhe në apel ku ankimohet ose ISSH ose përfituesit./   S.M

Të fundit

Burri qëllon për vdekje vjehrrën dhe plagos gruan, në fund vret veten

Në vendbanimin Radniçka në Bjellovar të Kroacisë, në një shtëpi familjare janë gjetur dy persona të vdekur dhe një...

Emigrantët protestë simbolike në Milano: Duam votë në 2025!

Pasi hodhën mbi kokat e deputetëve vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votën e diasporës, përmes thirrjes “duam të votojmë” në një protestë simbolike brenda...

70 % e hoteleve në Sarandë të rezervuara për verën! Çipa: numri i turistëve në rritje

Prenotimet në qytetin e Sarandës për periudhën e verës korrik-gusht-shtator janë në nivelet 60 - 70%. Kreu i operatorëve tustikë Arben Çipa thotë se kjo...

Spanjë, turizmi nën presion për shkak të thatësirës së madhe

Sektori i turizmit në Spanjë po kritikohet gjithnjë e më shumë për shkak të konsumit të lartë të ujit. Por politika i eviton masat...

Mitsotakis ashpërson tonet dhe bën paralajmërimin e fortë ndaj qeverisë së re të Shkupit

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dha një intervistë për emisionin “Sabbatokyriako aos 6” të ERT-së dhe gazetarin Dimitris Kottaridis , tre javë para zgjedhjeve europiane...

Lajme të tjera

Web TV