17 Maj 1914/ Shqipëria dhe Greqia, nënshkruajnë Protokollin e Korfuzit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 17 maj 1914, midis përfaqësuesve të qeverisë shqiptare dhe së ashtuquajturës qeverisë vorioepirote që drejtohej nga Zografi u nënshkrua një marrëveshje, e cila njohu zyrtarisht “Epirin e Veriut” si rajon vetë-qeverisës autonom nën sovranitetin e principatës shqiptare. Ky protokoll i dha grekëve (dhe shqiptarëve që deklaroheshin si grekë) të Korçës dhe Gjirokastrës, një autonomi fetare, arsimore, kulturore dhe politike, brenda kufijve të shtetit shqiptar.

Kjo erdhi për shkak të lëvizjes së armatosur voriepirote, e cila në prapaskenë mbështetej nga Greqia dhe, presionit të faktorit ndërkombëtar për të gjetur gjuhën e përbashkët. Për këto dy arsye, autoritetet shqiptare (qeveria e Turhan Pashë Përmetit dhe Princ Widi), pasi dështuan për të shtypur lëvizjen në fjalë, me ndërhyrjen e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit u detyruan të nënshkruanin këtë protokoll. Më 1 qershor, Fuqitë e Mëdha (përfshirë Italinë dhe Austro-Hungarinë) miratuan rezultatet e negociatave dhe më 23 qershor kushtet e Protokollit u miratuan zyrtarisht nga qeveria shqiptare.

Ky veprim e rriti skepticizmin e shqiptarëve tek Europa. Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit, qeveria e Turhan Pashës dhe Princ Widi e humbën kredibilitetin në sytë e popullit dhe, të atyre pak personave, që e konsideronin veten nacionalistë.

Një nga arsyet e Kryengritjes në Shqipërinë e Mesme 1914-1915, ishte pikërisht lëvizja vorioepirote. Nënshkrimi i Protokollit të Korfuzit i nxiti drejtuesit e Kryengritjes, që t`i shtonin akuzat e sulmet kundër qeverisë dhe vetë Princit. Kjo sigurisht që u shfrytëzua edhe nga faktorë të jashtëm (Italia, Perandoria Osmane, Serbia), që ishin kundër Widit.

Sidoqoftë nënshkrimi i Protokollit të Korfuzit e hodhi në erë shtetin e sapo krijuar shqiptar. Megjithëse shpërthimi i Luftës së Parë Botërore e pamundësoi zbatimin e këtij Protokolli, ai përbën një precedent negativ në historinë e shtetformimit.

Për të gjith ata që përpiqen ta justifikojnë “Zajednicën” ose të ashtuquajturën asosacion i komunave serbe, me argumentin se mbështetet nga faktori ndërkombëtar që dha kontribut për çlirimin dhe krijimin e shtetit kosovar, le ta dinë se e njëjta gjë ka ndodhur dhe me Protokollin e Korfuzit. Ai u kërkua nga pakica greke, e cila mbështetej në prapaskenë nga Greqia dhe, u miratua nga faktori ndërkombëtar, që kishte njohur krijimin e shtetit shqiptar në Konferencën e Londrës.

Kalendar

17 Maj 1536 – Në Angli, Kisha anulon martesën midis Henrit VIII dhe Ana Bolenës.

17 Maj 1940 – Lufta e Dytë Botërore:Gjermania pushton kryeqytetin belg, Brukselin.

17 Maj 1967 – Lufta Gjashtëditore:Presidenti egjiptian Gamal Abdel Naser, kërkon largimin nga Egjipti të forcës emergjente paqeruajtëse të OKB-së.

17 Maj 1973 – Skandali i Uotergejt:Në Senatin Amerikan nis dëgjimet e dëshmitarëve.

17 Maj 1980 – Gjenerali Chun Doo-hëan në Korenë e Jugut, merr kontrollin e qeverisë dhe shpall ligjin ushtarak, në mënyrë që të shtypë demonstratat e studentëve.

17 Maj 1983 – Libani, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara, nënshkruajnë një marrëveshje për tërheqjen izraelite nga Libani.

 

Të fundit

Përfaqësuesi i PD denoncon: Në bar kafenë e Dervish Beqirit gjeta fletë të vulosura…

Bledar Himçi, përfaqësues i Partisë Demokratike, ka denoncuar në një konferencë për mediat një ngjarje të dyshimtë që ndodhi...

5D në GJKKO/Avokati i Redi Mollës:I takon prokurorisë të thërrasë sa dëshmitarë të dojë

Në GJKKO është mbajtur seanca e radhës e dosjes 5D, ku mes të pandehurve është edhe ish drejtori i bashkisë, Redi Molla. Në emër të...

Berisha denoncon: Treni bullgar doli nga shinat dhe mbeti në stacionin e Pekishtit

Kreu i PD-se, Sali Berisha deklaroi sot se në fshatin Pekisht të Elbasanit, në një bar-kafe në pronësi të kryeplakut Dervish Beqiri, janë gjetur...

Ambasada Amerikane në Tiranë dhuron pajisje për rritjen e sigurisë në burgje

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Klevis Qose, zhvilloi takim me një delegacion të lartë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...

I vdes pacientja gjatë operacionit, mjeku në Durrës akuzohet për neglizhencë

Policia e Durrësit ka nisur hetimet ndaj mjekut Ilir Shani për neglizhencë në trajtimin mjekësor, pas vdekjes së një pacienteje gjatë ndërhyrjes kirurgjikale. 59-vjeçari ushtronte...

Lajme të tjera

Web TV