Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Turizmi “bekon” biznesin e makinave me qira

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turizmi është kthyer në sektorin që po ushqen vit pas viti rritjen e disa industrive mbështetëse, pjesë e të cilit është edhe tregu i makinave me qira.

Për të kuptuar këtë ndikim mjafton të bisedosh me operatorët kryesorë të tregut apo edhe të klikosh në rrjete sociale si “Facebook” apo “Instagram” të cilët janë ”përmbytur”, sidomos këtë vit, me faqe biznesi apo individësh që janë orientuar drejt qiradhënies së makinave.

Burime nga tregu raportojnë se ka një tendencë në masë të agjencive të vogla që zotërojnë një numër të kufizuar mjetesh, për t’i dhënë ato me qira.

Çmimet sigurisht që varen nga lloji i mjetit që kërkohet për t’u marrë në përdorim dhe kohëzgjatja. Për shembull sot në internet, në një faqe (X) të sponsorizuar të shfaqet mundësia për të marrë me qira një makinë me çmim 25 euro/dita, ku nëse kohëzgjatja e qirasë është 5 ditë përfton një falas, nëse merr 10 ditë, përfiton dy dhe nëse e merr për 20 ditë, përfiton 5 ditë falas.

Një tjetër opsion i ngjashëm gjithashtu i sponsorizuar të tregon se mund të sigurosh një SUV për 189 euro për 7 ditë.

Të tilla oferta janë pafund, ku në disa raste janë edhe individë, të cilët kanë investuar në një sasi të vogël mjetesh për të përfituar nga kërkesa që kanë turistët për makina me qira dhe duke e parë këtë si një formë investimi.

Gjithsesi, kompanitë e mëdha konfirmojnë se në këtë vrull që ka sjellë fluksi turistik, vihet re edhe një rritje e informalitetit, që pavarësisht se çfarë përmase është, e bën të padrejtë konkurrencën mes palëve. Kërkesa 30% më e lartë, por zhvlerësimi i euros ndikon negativisht.

Kërkesa për makina ma qira ka shënuar rritje të dukshme këtë vit duke shkuar thuajse paralel me rritjen e lëvizjes së të huajve në vendin tonë.

Kompanitë që ofrojnë shërbimin e makinave me qira vlerësojnë se të paktën në këta 4-5 muaj të 2024-ës, rritja është të paktën 30%.

“Muajt ??e parë të vitit 2024 patën një trend pozitiv, i cili pritet të rritet me ardhjen e sezonit veror. Ne shënuam një rritje të ndjeshme të kërkesës, e vlerësuar në rreth 30% krahasuar me vitin 2023”, pohon Fabio Penzavecchia, administrator i “Sicily by Car”.

Por teksa kërkesa është në rritje në raport me një vit më parë dhe çmimet nuk kanë pësuar ndryshime domethënëse, zhvlerësimi i euros “ka fshirë” efektin real të rritjes që po përjeton tregu.

Eliana Bakiri, administratore e “Top Tour”, sjell në vëmendje se në këtë pjesë të parë të vitit, euro ka shënuar nivele shumë të ulëta përballë lekut, të paktën nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Viti, në përgjithësi, ka qenë i mirë, flasim këtu për 4-5 muajt e parë. Tregu në përgjithësi ka rritje të qarkullimit, pra kemi më shumë kërkesë dhe rezervime, por kjo nuk ka sjellë ndonjë efekt te ne, pasi është zhvlerësuar euro në raport me një vit më parë.

Në të njëjtën periudhë të 2023-shit kursi ka qenë më mirë, gati 120, ndërsa sot 1 euro këmbehet me 100 lekë. Ne jemi të regjistruar në broker dhe shesim në euro dhe kjo na ka ndikuar shumë”, – nënvizon znj.Bakiri. Kompanitë po investojnë në zgjerim, përmirësim të flotave dhe në platforma të ngjashme.

Në Shqipëri nuk ka ndryshuar vetëm fluksi turistik, që është rritur nga njëri vit në tjetrin, por edhe kategoritë dhe origjina e turistëve.

Lexo edhe :  “Bosnjë-Hercegovina dhe Shqipëria, kaq afër dhe larg”, DW: Mundësi të humbura

Kjo duket se ka sjellë rimodelim të flotave nga ana e kompanive, duke e përshtatur me këto tendenca, ku fokus ka qenë jo vetëm zgjerimi, por edhe përmirësimi në cilësi.

“Në Shqipëri, rajoni është mesdhetar dhe ne e kemi gjetur veten te kategoria e mjeteve ekonomike, ku ti mund të vizitosh çdo cep të vendit edhe me një mjet të thjeshtë.

Kërkesa mbetet për të gjitha kategoritë, por ne kemi zgjedhur të operojmë me kosto të ulët, pasi segmenti luksoz është diçka tjetër dhe kërkon tjetër qasje marketingu dhe ka kosto të një tjetër natyre”, – nënvizon znj. Bakiri teksa konfirmon se numri i mjeteve dhe kryesisht të reja është rritur edhe këtë vit nga kompania.

Të tjerë, përveç flotës, kanë vendosur të investojnë edhe në aspekte të tjera të lidhura me format e shitjes, komunikimit apo platforma për t’i bërë sa më të thjeshtë hapat e rezervimit.

“Edhe këtë vit, kompania falë parashikimeve të kujdesshme dhe rregullimit proporcional të flotës me automjete të reja, është gati të plotësojë kërkesën që pritet. Kemi një faqe të re interneti e cila i bën edhe më të lehta fazat e prenotimit të automjeteve”, shprehet z. Penzavecchia.

Asnjë ndryshim te makinat elektrike, mungon infrastruktura

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë vit, zgjerimi i flotave me makina elektrike nuk ka përparuar te kompanitë e dhënies së makinave me qira.

Ato pohojnë se planet e tyre të investimit e parashikojnë edhe këtë element, sapo në vend të sigurohet infrastruktura e nevojshme që lidhet me stacionet e karikimit.

“Për kompaninë tonë, kujdesi për mjedisin është i një rëndësie parësore. Tashmë në Itali, jemi pionier i marrjes me qira të makinave ‘Green’.

Për sa i përket Shqipërisë, jemi gati t’u ofrojmë klientëve një flotë të gjelbër, e cila do të bëhet pjesë e tregut, sapo numri i infrastrukturave të nevojshme të gjykohet i mjaftueshëm për t’i garantuar klientit karikimin e automjetit kudo në territorin shqiptar”, pohon z. Penzavecchia.

Të njëjtën gjë nënvizon edhe znj. Bakiri e cila shprehet se me situatën aktuale, makinat elektrike janë të përshtatshme vetëm për itinerare të shkurtra.

“Mjetet elektrike janë një opsion, por në Shqipëri kjo kufizohet nga mungesa e stacioneve të karikimit.

Dikush që mund të marrë një makinë me qira mund të shkojë deri në Vlorë me një mjet të tillë, por nëse ka dëshirë të eksplorojë përtej saj, sepse sheh që ka ende për të parë, nuk mund të marrë elektrike si një makinë me qira.

Makinat e transfertave, pra ato që bëjnë rrugën Aeroport-Tiranë apo shkojnë në destinacione të afërta, kanë mundësi të jenë elektrike, pasi kanë një lloj pavarësie të përballueshme.

Kurse ato që merren për eksplorim më të gjatë apo itinerare më të gjata, përgjithësisht janë makinat tradicionale me lëndë djegëse”, thekson ajo.

Vetë Enti Rregullator i Energjisë (ERE), në raportin e tij vjetor të 2023, theksonte se investimet në këtë drejtim po ecin ngadalë.

“Gjatë vitit 2023, sipas të dhënave, janë instaluar 26 pika të reja për njësi të karikimit të makinave elektrike, përkatësisht në Durrës 2, me fuqi të instaluar 250 kW, ndërsa në Tiranë janë në total 26 kontrata, me fuqi të instaluar 2565 kW.

Megjithëse numri total i automjeteve elektrike ka pasur një rritje të qëndrueshme për më shumë se gjysmë dekade, shumë kompani dhe konsumatorë individualë ende nuk janë të vetëdijshëm sesi makinat elektrike krahasohen me makinat tradicionale me karburant”, – nënvizonte ERE./ Revista Monitor/    S,M

Të fundit

A mund të rikthehet fluturimi për pasagjerët me avionë supersonikë?

A do të mundet udhëtimi supersonik për pasagjerët të bëhet sërish një realitet i përditshëm? Një aeroplan për udhëtimin...

Pesë probleme shëndetësore që bananet i zgjidhin më mirë se vetë ilaçet

Banania është një frut tropikal shumë i përhapur në të gjithë globin. Popullariteti saj vjen jo më kot, pasi është e mbushur me energji,...

Zbulohet arsyeja e krizës mes Heidi Baçit dhe Romeo Veshajt

Romeo dhe Heidi kanë qenë kryefjala e ditëve të fundit. Shkak kanë qenë pikërisht zërat për një krizë në raportin e tyre. Atëherë kur...

Ndotja e lartë akustike, raporti zbulon qytetet më ‘të zhurmshme” në Shqipëri

Qytetet më të mëdha në Shqipëri janë të zhurmshme, duke tejkaluar normat e organizatës botërore të shëndetit. Sipas monitorimit të agjencisë kombëtare të mjedisit,...

Nuk janë primare, janë “Primari”

Nga Mero Baze Problemi që ka Bardhi është që bën sikur nuk e kupton që Berisha nuk do të jetë fitues i zgjedhjeve, por fitues...

Lajme të tjera

Web TV