test

Carlo Conti, prezantues dhe drejtor artistik i Sanremo 2025 dhe 2026

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Carlo Conti do të jetë drejtori i ri artistik dhe mikpritësi i Festivalit të Këngës Italiane në Sanremo për dy vitet e ardhshme.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare në Instagram e Sanremos, ku përkrah një foto të Carlo Contithuhet, “Carlo Conti do të jetë drejtori artistik dhe prezantuesi i edicioneve 2025 dhe 2026 të Festivalit të Sanremos ⚡️ #Sanremo2025”.

Një gjë e tillë mëngjesin e sotëm u bë e ditur edhe nga Rai përmes një komunikate për shtyp. “Siç u njoftua në Tg1, Carlo Conti do të jetë drejtori i ri artistik dhe mikpritës i Festivalit të Këngës Italiane në Sanremo. Një vendim unanim i menaxhimit të lartë të kompanisë”.

“Për dy vitet e ardhshme Conti do të jetë në krye të eventit multimedial kombëtar më të rëndësishëm të organizuar nga Rai dhe Bashkia e Sanremos – thuhet në njoftimin për shtyp – Për drejtuesin nuk është një rikthim i thjeshtë në Festival, por një sfidë e re që, si objektiv i saj, është të vazhdojë të promovojë dhe përmirësojë tendencat e reja, siç bëri në tre edicionet e suksesshme, nga viti 2014 deri në vitin 2016, ku u shfaqën artistë që tani janë protagonistë të muzikës italiane, po punon tashmë për një Festival me shumë surpriza dhe të reja”, thuhej në njoftim./E.Ç

Të fundit

De La Fuente: Jam shumë i lumtur, por të qëndrojmë me këmbë në tokë

Shumë i lumtur u shfaq tekniku i kombëtares spanjolle Luis de la Fuente, pas fitores bindëse 3-0 që skuadra...

Scholz: Propozimi i Putinit për paqe nuk është serioz

“Liderët e G7 nuk e diskutuan fare propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për paqe në Ukrainë, sepse të gjithë e dinin se propozimi...

Italia përmbys ndeshjen, realizon Barella ndaj kuqezinjve

Shqipëria 1-2 Italia Pritjes i erdhi fundi, Shqipëria rikthehet të luajë në Europian pas 8 vitesh mungesë. Kuqezinjtë do të sfidojnë Italinë në Dortmund, në...

Gol kuqezinjtë, Shqipëria ndëshkon Italinë në sekondat e para

Shqipëria 1-0 Italia Pritjes i erdhi fundi, Shqipëria rikthehet të luajë në Europian pas 8 vitesh mungesë. Kuqezinjtë do të sfidojnë Italinë në Dortmund, në...

Ramadani para ndeshjes: E vështirë, por le të tregojmë se jemi skuadër e fortë

Mesfushori i Shqipërisë, Ylber Ramadani dha një intervistë për faqen e UEFA-së në prag të ndeshjes me Italinë (Euro 2024). “Është atmosferë mahnitëse. Është hera...

Lajme të tjera

Web TV