test

David Dreshaj zbulon emrin e artistes së njohur që do të sjellë një super bashkëpunim!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot i ftuar në një emision televiziv  ka qenë artisti i njohur, David Dreshaj. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me fillimet e karrierës së tij, projektet e reja dhe jo vetëm…

Ekskluzivisht për Top Albania Radio, David Dreshaj zbuloi se këtë verë ai do të sjellë një bashkëpunim me artisten e njohur Ronela Hajatin.

Kam pasur bisedime me shumë artiste të showbiz-it shqiptar sepse kemi menduar të sjellim diçka, disa edhe kam filluar t’i realizoj. Momentin e duhur kur do të lançohet nuk e di por mund ta them ekskluzivisht për Top Albania Radio që e kam një bashkëpunim me Ronela Hajatin. Një këngë shumë verore, ‘clubish’ për audiencën dhe për njerëzit që do vijnë nga jashtë do ta shijojnë shumë në clube, lounge dhe kafe. 

Artisti tregoi gjithashtu se kjo verë për të do të jetë me mjaft impenjime edhe në vendin tonë ku zbuloi se do të fillojë me disa festivale të mëdha dhe me koncerte.

Kam punuar dhe kam luftuar shumë. 

Është Eurovisioni në fokusin e tij si artist?

Absolutisht, është edhe ka qenë gjithmonë në sirtar si ëndërr. Një ditë do e realizoj, kur ta ndiej unë që jam i gatshëm dhe kur të ma thotë zemra. Cilido artist që thotë se nuk do të shkojë në Eurovision gënjen. Është sfidë dhe përgjegjësi më vete./e.t

Të fundit

De La Fuente: Jam shumë i lumtur, por të qëndrojmë me këmbë në tokë

Shumë i lumtur u shfaq tekniku i kombëtares spanjolle Luis de la Fuente, pas fitores bindëse 3-0 që skuadra...

Scholz: Propozimi i Putinit për paqe nuk është serioz

“Liderët e G7 nuk e diskutuan fare propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për paqe në Ukrainë, sepse të gjithë e dinin se propozimi...

Italia përmbys ndeshjen, realizon Barella ndaj kuqezinjve

Shqipëria 1-2 Italia Pritjes i erdhi fundi, Shqipëria rikthehet të luajë në Europian pas 8 vitesh mungesë. Kuqezinjtë do të sfidojnë Italinë në Dortmund, në...

Gol kuqezinjtë, Shqipëria ndëshkon Italinë në sekondat e para

Shqipëria 1-0 Italia Pritjes i erdhi fundi, Shqipëria rikthehet të luajë në Europian pas 8 vitesh mungesë. Kuqezinjtë do të sfidojnë Italinë në Dortmund, në...

Ramadani para ndeshjes: E vështirë, por le të tregojmë se jemi skuadër e fortë

Mesfushori i Shqipërisë, Ylber Ramadani dha një intervistë për faqen e UEFA-së në prag të ndeshjes me Italinë (Euro 2024). “Është atmosferë mahnitëse. Është hera...

Lajme të tjera

Web TV