test

Dua Lipa thotë se nuk ka një terapist, por gjithnjë këshillohet me astrologen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Së fundmi, shumë personazhe të famshëm kanë folur hapur për përvojat personale dhe marrëdhëniet me astrologjinë. Jennifer Lopez, Taylor Swift, Ariana Grande, Katy Perry dhe Olivia Rodrigo janë vetëm disa nga yjet që kanë folur publikisht për besimin te astrologjia dhe yjet.

Dua Lipa është e famshmja më e fundit që ka diskutuar për lidhjen e saj me kozmosin dhe vlerësimin e për astrologen personale. Njohja e datave më të favorshme për të marrë veprime, për të bërë marrëveshje të caktuara, për të publikuar një këngë, apo për t’u bërë protagoniste në një film, të gjitha janë hapa që mund të sjellin shumë pasuri, famë dhe fuqi. Pozicionimi i yjeve mund të ndryshojnë përfundimin e çështjeve për mirë ose për keq, besojnë njerëzit që besojnë në horoskop.

Ndërsa shumë njerëz shkojnë te psikologët për të kuptuar më mirë veten, Dua Lipa ka një qasje tjetër kur vjen puna te vendimet kaq të rëndësishme. Këngëtarja është një nga njerëzit që i beson astrologjisë në vend të terapisë tradicionale. Në “Dish Podcast | Waitrose & Partners” ajo u shpreh se:

“Unë nuk kam një terapist/e, por kam një astrologe. Nëse kam një dilemë dhe mendoj se çfarë do më sjellë ky muaj, gjithnjë konsultohem me astrologen.” Ajo i dërgon mesazh Rosie-s, për një lexim sepse Dua është “thjesht e fiksuar”.

Ekspertët thonë se astrologjia është një mjet i shkëlqyer për të kuptuar modelet dhe psikikën tonë duke na ndihmuar që të kuptojmë më mirë veten.

Në ditët e sotme, astrologët marrin rolin e terapistëve dhe i përmbahen etikës së ngjashme, si ruajta e privatësisë, përcaktimi i kufijve dhe trajtimi i klientit. Përveç një diplome mjekësore, ndryshimi kryesor është se terapistët përdorin metoda psikoterapeutike për të sjellë ndryshimin.

Lexo edhe :  Çanta që kushtonin 53 euro shiteshin 2600, ”Dior” nën hetim!

Në të njëjtën kohë, astrologët mund të dallojnë se përse një person vepron në një mënyrë të caktuar dhe si të përmirësohet. Rezultati? Të ndihmuarit e njerëzve për më shumë kontroll në jetën e tyre dhe qartësi në zgjidhjen e çështjeve dhe probleme të caktuara./E.Ç

Të fundit

De La Fuente: Jam shumë i lumtur, por të qëndrojmë me këmbë në tokë

Shumë i lumtur u shfaq tekniku i kombëtares spanjolle Luis de la Fuente, pas fitores bindëse 3-0 që skuadra...

Scholz: Propozimi i Putinit për paqe nuk është serioz

“Liderët e G7 nuk e diskutuan fare propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për paqe në Ukrainë, sepse të gjithë e dinin se propozimi...

Italia përmbys ndeshjen, realizon Barella ndaj kuqezinjve

Shqipëria 1-2 Italia Pritjes i erdhi fundi, Shqipëria rikthehet të luajë në Europian pas 8 vitesh mungesë. Kuqezinjtë do të sfidojnë Italinë në Dortmund, në...

Gol kuqezinjtë, Shqipëria ndëshkon Italinë në sekondat e para

Shqipëria 1-0 Italia Pritjes i erdhi fundi, Shqipëria rikthehet të luajë në Europian pas 8 vitesh mungesë. Kuqezinjtë do të sfidojnë Italinë në Dortmund, në...

Ramadani para ndeshjes: E vështirë, por le të tregojmë se jemi skuadër e fortë

Mesfushori i Shqipërisë, Ylber Ramadani dha një intervistë për faqen e UEFA-së në prag të ndeshjes me Italinë (Euro 2024). “Është atmosferë mahnitëse. Është hera...

Lajme të tjera

Web TV