5 mënyrat për të larguar insektet nga shtëpia pa përdorur kimikate

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur bëhet fjalë për largimin e insekteve nga shtëpia, të gjithë jemi të interesuar për metodat më efektive dhe të shëndetshme. Askush nuk do që të përdorë kimikate në ambientet ku jetojnë fëmijët. Për këtë arsye, më poshtë keni disa produkte që nuk janë të dëmshme dhe që kanë rezultuar të jenë shumë efektive në largimin e insekteve nga ambientet ku jetojmë.

• Mentja: Merrni disa gjethe menteje , shtypini dhe shpërndajini në të gjitha dhomat. Aroma e saj do të pengojë që insektet të futen në shtëpinë tuaj. Gjethet e mentes mund t’i vendosni edhe në dollap midis rrobave, në këtë mënyrë rrobat do të kenë aromë të mirë dhe do të jenë të mbrojtura nga insektet.

• Soda e bukës: Ndryshe nga mentja, soda vret insektet që gjenden tashmë në shtëpinë tuaj. Shpërndajeni nëpër shtëpi, veçanërisht në cepa ose poshtë mobiljeve. Soba e bukës i vret insektet duke i dehidratuar.

• Eukalipti, livandoja dhe rozmarina: Vajrat e këtyre bimëve janë jashtëzakonisht efektive në mbajtjen larg të insekteve. Ato mund të përdoren duke kombinuar pesë pika nga tre vajrat respektivë në një gotë me ujë. Masën e hedhim në një shishe spray dhe spërkasim vendin ku janë insektet.

• Vaji i mentes: Insektet, sidomos merimangat, nuk e durojnë dot aromën e vajit të mentes. Ai mund të përdoret për t’i mbajtur ata larg në të njëjtën mënyrë si vajrat e mësipërm.

• Uthulla: Ashtu si me vajrat, edhe uthullën mund ta përzieni me ujë dhe të spërkasni në shtëpi. Aroma ndoshta nuk do të jetë më e këndshmja e mundshme, por do të largohet shumë shpejt. E rëndësishme është që rezultatet do të jenë të mira./E.Ç

Të fundit

Michael Douglas: “Qeveria amerikane po flirton me autokracinë”

Aktori i njohur Michael Douglas ka ngritur shqetësime të forta mbi rrezikun e humbjes së demokracisë në Shtetet e...

Papa Leoni XIV: Dialogu të zëvendësojë dhunën e armëve

Papa Leoni XIV bëri një apel për paqe, duke kërkuar që “dhuna e armëve të zëvendësohet me dialog”. Ai theksoi se paqja është një dëshirë...

Trump ironizon partinë e re të Musk: Ka 5 javë që ka dalë nga kontrolli

Nuk ka të ndalur beteja në rrjetet sociale mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe multimiliarderit Elon Musk, i cili pak kohë...

Dreka vdekjeprurëse: Gruaja australiane shpallet fajtore për vrasje me kërpudha

Erin Patterson, gruaja australiane e akuzuar për helmimin me kërpudha vdekjeprurëse të tre të afërmve të saj gjatë një dreke në korrik 2023, është...

Bisedimet mes Izraelit dhe Hamasit për armëpushim përfundon pa marrëveshje

Raundi i parë i bisedimeve të tërthorta për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit ka përfunduar pa ndonjë përparim konkret, ka bërë të ditur...

Lajme të tjera

Web TV