test

Rrëmbeu nipin 3-vjeçar, gjykata e Apelit merr vendimin për gjyshin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Apelit ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë për Rexhep Gjunin dhe kunatin e tij Arben Selaj, nga masa arrest në burg, në masën arrest shtëpie. Ata u bënë protagonistë në qytetin e Durrësit teksa Gjuni mori nipin e tij 3-vjeçar dhe e mbajti fshehur për rreth 1 javë duke mos treguar vendodhjen.

Fillimisht për ta u caktua masa e arrestit në burg, por në seancën e sotme Apeli vendosi ndryshimin e masës duke mos lejuar që të dy të mos komunikojnë me askënd tjetër përveçse me familjarët e tyre në shtëpi.

‘- Ndryshimin e ketij vendimi përsa i përket masës së sigurimit ndaj personave nën hetim R. Gj dhe A. S, si me poshte:

– Caktimin ndaj personit nen hetim R. Gj masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 të K.Pr.Penale.

– Urdhërohet personi nën hetim R. Gj që të mos largohet nga banesa e tij…

– Urdhërohet personi nën hetim R. Gj që gjatë qëndrimit të tij në banesë nën masen e sigurimit “Arrest në shtëpi” të mos komunikojë me çfarëdo lloj komunikimi me persona të tjerë, me përjashtim të atyre me të cilët ai bashkëjeton.

-Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të ndaluarit R. Gj nga dhomat e paraburgimit, nëse ai nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale, masë tjetër sigurimi apo dënim të dhënë me vendim gjyqësor.

– Urdhërohet shërbimi i policisë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi, duke e shoqëruar shtetasin R. GJ nga vendi ku ai po mbahet, deri në banesën e tij.

– Caktimin ndaj personit nen hetim A. S masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 të K.Pr.Penale.

– Urdhërohet personi nën hetim A. S që të mos largohet nga banesa e tij…

Lexo edhe :  “Hera e parë në jetë qe uroj të mos fitoje italia”/ Rama: I lumtur dhe me barazimin

– Urdhërohet personi në hetim A. S që gjatë qëndrimit të tij në banesë nën masen e sigurimit “Arrest në shtëpi” të mos komunikojë me çfarëdo lloj komunikimi me persona të tjerë, me përjashtim të atyre me të cilët ai bashkëjeton.

-Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të ndaluarit A. S nga dhomat e paraburgimit, nëse ai nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale, masë tjetër sigurimi apo dënim të dhënë me vendim gjyqësor.

– Urdhërohet shërbimi i policisë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi, duke e shoqëruar shtetasin A. S nga vendi ku ai po mbahet, deri në banesën e tij

– Urdhërohet prokuroria dhe policia gjyqësore të zbatojnë vendimin e gjykatës dhe të kontrollojnë urdhërimet që i janë dhënë personave nën hetim R. Gj dhe A. S me këtë vendim gjyqësor.’, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit

De La Fuente: Jam shumë i lumtur, por të qëndrojmë me këmbë në tokë

Shumë i lumtur u shfaq tekniku i kombëtares spanjolle Luis de la Fuente, pas fitores bindëse 3-0 që skuadra...

Scholz: Propozimi i Putinit për paqe nuk është serioz

“Liderët e G7 nuk e diskutuan fare propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për paqe në Ukrainë, sepse të gjithë e dinin se propozimi...

Italia përmbys ndeshjen, realizon Barella ndaj kuqezinjve

Shqipëria 1-2 Italia Pritjes i erdhi fundi, Shqipëria rikthehet të luajë në Europian pas 8 vitesh mungesë. Kuqezinjtë do të sfidojnë Italinë në Dortmund, në...

Gol kuqezinjtë, Shqipëria ndëshkon Italinë në sekondat e para

Shqipëria 1-0 Italia Pritjes i erdhi fundi, Shqipëria rikthehet të luajë në Europian pas 8 vitesh mungesë. Kuqezinjtë do të sfidojnë Italinë në Dortmund, në...

Ramadani para ndeshjes: E vështirë, por le të tregojmë se jemi skuadër e fortë

Mesfushori i Shqipërisë, Ylber Ramadani dha një intervistë për faqen e UEFA-së në prag të ndeshjes me Italinë (Euro 2024). “Është atmosferë mahnitëse. Është hera...

Lajme të tjera

Web TV