test

5 operacione antikanabis në 24 orë, ministri Balla zbardh detajet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit vijon operacionet nga ajri dhe toka ku në 24 orë janë arrestuar 13 persona dhe janë asgjësuar më shumë se 6 000 bimë kanabis, kwshtu deklaroi sot ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Ministri ka bërë publike pamje nga pesë operacionet policore antikanabis të zhvilluara.

“Policia e Shtetit vijon operacionet nga ajri dhe toka lufta kundër kanabisit Territori i Pastër Pesë operacione në Mirditë, Kurbin, Fier dhe Shkodër, nga Forca e Posaçme Operacionale në DVP respektive, grupet speciale të Forcës Kombëtare të Sigurisë në bashkëpunim me Prokuroritë respektive, finalizuan operacionet gjatë të cilëve u  asgjësuan 6 mijë bimë e fidanë kanabisi dhe u ndaluan/proceduan 13 shtetas”, shkruan Balla në rrjetet sociale.

Më herët Policia e Shtetit njofton se në megaoperacioni policor i koduar “Territor i pastër”. Evidentohen dhe asgjësohen 1967 bimë të dyshuara kanabis.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjatë kontrollit në territorin e fshatit Bardhaj, evidentuan 1876 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të mbjella në tokë, të cilat u asgjesuan me anë të djegies. Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për kryetarin e fshatit Bardhaj, shtetasin A. F., 39 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Më tej thuhet se, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vaut i Dejës, gjatë kontrollit në territorin e fshatit Vasijaj, bashkia Vau i Dejës, evidentuan 91 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të mbjella në tokë, të cilat u asgjesuan me anë të djegies./e.t

Të fundit

‘Një tjetër shkollë që po rilind në Kamëz’/ Rama nxjerr pamjet, do mirëpresë 700 nxënës

Shkolla 9-vjeçare “Fatos Lami” është prekur nga transformimi strukturor i objekteve arsimore në Bashkinë Kamëz, duke arritur kështu standarde...

Shtresa misterioze D” e Tokës që ndan bërthamën nga manteli

Një teori e re shpjegon origjinën dhe përbërjen e shtresës "D" të Tokës, një përbërës misterioz që ndan bërthamën nga manteli. Që bërthama e Tokës...

Tatimi për profesionet e lira, ‘Kushtetuesja’ jep sot vendimin final

Gjykata Kushtetuese do të vendos sot në lidhje me kërkesat e bëra pranë saj për shfuqizimin e ligjit për tatimin e profesioneve të lira. Partia...

Provimet e lirimit, rreth 29 mijë nxënës i nënshtrohen sot testit në matematikë

Mbahet sot provimi i dytë i lirimit për shkollat 9-vjeçare në vend. Nxënësit e klasave të 9-ta do t’i nënshtrohen provimit të matematikës. Këtë...

Joe Biden dhe Donald Trump, si të fitoni një debat presidencial

Nga Frank Luntz Nëse jeni një votues tipik amerikan në ndonjë parti, më lejoni t'ju tregoj një sekret të vogël: Ajo që ka më shumë...

Lajme të tjera

Web TV