test

Bllokohet aksi Elbasan – Qafë-Thanë, ARRSH del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bëri të ditur se, në vijim të zbatimit të punimeve të kontratës, nga dita e nesërme (e premte 24 maj) do të nisë devijimi i trafikut në aksin Elbasan-Qafë Thanë.

Sipas ARRSH-së, ditën e premte më datë 24.05.2024, do të nisë devijimi i trafikut në krahun e djathtë, në gjurmën e re të rrugës Elbasan/Librazhd, duke filluar nga km 1+440 (në dalje të fshatit Fushë-Labinot) deri në km 5+720 (në afërsi të stacionit të trenit Mirakë) duke përdorur gjurmën e re për të dy senset e lëvizjes vajtje-ardhje.

ARRSH-ja njofton se, menaxhimi i trafikut do kryhet sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut.

Kontraktori i punimeve në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.

Me qëllim shmangien e aksidenteve, udhëzojmë drejtuesit e mjeteve, të zbatojnë sinjalistikën rrugore të vendosur në kantier.

ARRSH kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë devijim./E.T

Bllokohet aksi Elbasan - Qafë-Thanë, ARRSH del me njoftimin e

Të fundit

Fifi humb njeriun e shtrenjtë në lule të moshës (FOTO)

Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi, e njohur me emrin artistik Fifi, sot është në zi. Kjo pasi është ndarë...

Rriten çmimet e derivateve të naftës në vendin fqinj, çfarë pritet të ndodhë në Shqipëri

Komisioni Rregullator i Energjetikës i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë...

VIDEO-LAJM/Nis seanca plenare, ndeshja e sotme e kombëtares “përgjysmon” Kuvendin

Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Në videon e siguruar për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa, shihet se salla e Parlamentit është gjysmë...

Skandali në Bashkinë e Kukësit/Pas Gjicit, Apeli i GJKKO merr vendimin dhe për Alma Kaçin

Apeli i GJKKO ka marrë vendimin, duke dënuar me 1 vit burg Alma Kaçin. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Kloodiana Lala. Gjykata vendosi deklarimin fajtore të Kaçit...

Kush i fiku dritat në 4 shtete?/ Flet Drejtori i Entit Rregullator të Energjisë

Drejtori i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti, tha se ende nuk dihet se çfarë për blackout e energjisë elektrike më 21 qershor të...

Lajme të tjera

Web TV