test

Bllokohet aksi Elbasan – Qafë-Thanë, ARRSH del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bëri të ditur se, në vijim të zbatimit të punimeve të kontratës, nga dita e nesërme (e premte 24 maj) do të nisë devijimi i trafikut në aksin Elbasan-Qafë Thanë.

Sipas ARRSH-së, ditën e premte më datë 24.05.2024, do të nisë devijimi i trafikut në krahun e djathtë, në gjurmën e re të rrugës Elbasan/Librazhd, duke filluar nga km 1+440 (në dalje të fshatit Fushë-Labinot) deri në km 5+720 (në afërsi të stacionit të trenit Mirakë) duke përdorur gjurmën e re për të dy senset e lëvizjes vajtje-ardhje.

ARRSH-ja njofton se, menaxhimi i trafikut do kryhet sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut.

Kontraktori i punimeve në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.

Me qëllim shmangien e aksidenteve, udhëzojmë drejtuesit e mjeteve, të zbatojnë sinjalistikën rrugore të vendosur në kantier.

ARRSH kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë devijim./E.T

Bllokohet aksi Elbasan - Qafë-Thanë, ARRSH del me njoftimin e

Të fundit

Ndodh sërish, qeni i presidentit Biden kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

Qeni i presidentit amerikan Joe Biden ka kafshuar një agjent tjetër të Shërbimit Sekret, ndërsa e kishte nxjerrë për...

Vapa ekstreme pushton këtë vend, deri më tani 125 persona kanë ndërruar jetë

Temperaturat e larta që kanë prekur Meksikën kanë rezultuar në vdekjen e 125 personave në mbarë vendin deri më tani këtë vit, sipas Ministrisë...

Të shtëna me armë në Michigan, 9 të plagosur, mes tyre dy fëmijë

Nëntë persona, duke përfshirë dy fëmijë, kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë një park ujor. Dy fëmijë ishin mes...

Vranësira të pakta, temperatura të larta/ Si pritet të jetë moti gjatë ditës

Shqipëria Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa...

Kurban Bajrami, Begaj: Reflektimi bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj është shprehur se Kurban...

Lajme të tjera

Web TV